Orari i përshtatshëm i gjumit për fëmijët

Në cilën orë duhet të shkojnë fëmijët në shtrat dhe për sa kohë duhet të flenë në varësi të moshës së tyre?
Kur ishim të vegjël, të gjithë ne i jemi lutur prindërve tanë të qëndronim edhe pak zgjuar. Por ju mund të habiteni kur të zbuloni se cili është orari i përshtatshëm i gjumit për fëmijët.

Ja gjithçka që duhet të dini

Sipas një grafiku të postuar në Revistën Lifehacker, fëmijët duhet të shkojnë në shtrat në një kohë të caktuar… dhe gjithçka varet nga ora kur ata zgjohen.

Duke mbuluar moshat nga pesë deri në 12 vjeç, grafiku tregon se fëmijët e moshës pesë vjeç duhet të shkojnë në shtrat midis orës 18:45 dhe 20:15 në mbrëmje në varësi të kohës së zgjimit. Ndërkohë, fëmijët e moshës 11 dhe 12 vjeç duhet të jenë në gjumë ndërmjet orës 20:15 dhe 21:45. Nëse fëmija juaj pesë vjeçar ngrihet në 6:30 të mëngjesit, ai do të jetë i gatshëm të flejë në 19:15 pasdite. Por nëse do të zgjohej në orën 7 të mëngjesit, ai do të ishte gati për gjumë në 19:30. Ndërsa një tetë vjeçar që zgjohet në orën 06:45 në mëngjes do të jetë gati të shkojë për të fjetur në orën 20:15 pasdite, i njëjti fëmijë kur zgjohet më vonë, në orën 07:30 të mëngjesit për shembull, nuk do të jetë gati për të fjetur deri në orën 21:00.

Kërko një konsultë Pediatri

Rekomandimet në bazë të grupmoshës

Sleep.org ka përshkruar sasinë e rekomanduar të gjumit për secilën grupmoshë, nga foshnjat tek adoleshentët.

Ato janë:

Të sapolindurit (deri në tre muaj): 14 deri në 17 orë/ditë

Foshnjat (katër deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë/ditë

Fëmijët e vegjël (një deri në dy vjeç): 11 deri në 14 orë/ditë

Fëmijët parashkollorë (tre deri në pesë vjeç): 10 deri në 13 orë/ditë

Mosha shkollore (gjashtë deri në 13 vjeç): 9 deri në 11 orë/ditë

Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë/ditë

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe gjithashtu ka sugjeruar orët e përshtatshme dhe të nevojshme për gjumë për fëmijët. Ata sugjerojnë një dremitje ditore (gjumi i drekës) prej 0-45 minutash për një trevjeçar. Ata gjithashtu sugjerojnë që kjo gjë nuk është e nevojshme për çdo fëmijë me katër vjeç e lartë. Një fëmijë katër vjeç duhet të bëjë 11 orë e 30 minuta gjumë, duke e ulur gradualisht atë në nëntë orë për një adoleshent 16 vjeçar.