Agjencia e re e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, që bashkon dy institucione, atë të edukimit në vazhdim dhe të akreditimit, zotëron mekanizmat për të akredituar dhe monitoruar aktivitetet dhe strukturat e ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe shoqëror, publike dhe jopublike, si dhe për çertifikimin e edukimit në vazhdim të profesionistëve shëndetësorë dhe shoqëror, sipas standardeve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara, me synim garantimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët.
Cdo vit 1200 profesionistë akreditohen për aspekte të krediteve të edukimit në vazhdim. Janë 18 mijë profesionistët në sistemin shëndetësor dhe shumë shpejt do t’i shtohen profesionistët në sistemin e mbrojtjes shoqërore që do të akreditohen për nivelin e tyre të dijeve dhe të edukimit që do të marrin, në mënyrë që mjekët, infermierët, farmacistët, stomatologët, punonjësit social, psikologët, etj të jenë sa më profesionistë dhe të freskojnë njohuritë e tyre, duke i’u përgjigjur të gjitha sfidave të kohës”.
Në proçesin e akreditimit do të përfshihen të gjitha strukturat shëndetësore dhe do. Ajo garanton që në çdo strukturë të ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe shoqëror, të ofrohen jo vetëm kushte të shërbimit, por edhe profesionistë të aftë.
Procesi I akreditimit inciohet nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, I cili vetëm në katër muajt e parë të këtij viti ka kryer më shumë se 200 inspektime të institucioneve të kujdesit shëndetësor, klinika, spitale, qendra shëndetësore, publike dhe jo publike, që kanë kaluar proçesin e vetëvlerësimit. Ndërkohë që 93 prej tyre janë në proçes akreditimi. Ftesa për tu futur në procesin e akreditimit i është drejtuar më shumë se 600 operatorëve. Kjo është indikator që interesi i strukturave shëndetësore është ende jo në nivelin e duhur për të kryer një proçes kaq të rëndësishëm si ai i akreditimit. Të gjitha strukturat publike apo jo publike, do të marrin pjesë në këtë proçes kaq të rëndësishëm sa proçesi i vetëvlerësimit dhe i akreditimit të institucionit.
Proçesi i akreditimit do të kryhet nga profesionistët më të mirë në fushën e inspektimit të standardeve dhe akreditimit të institucioneve, profesionistë që kanë eksperiencë në fushën e shërbimit shëndetësor, eksperiencë në specialitete të ndryshme shëndetësore, që kanë të gjitha trajnimet e nevojshme për të mundësuar që proçesi i akreditimit të jetë një proçes i drejtë, i paanshëm, dhe të sigurojë maksimalisht cilësinë edhe në proçesin e kryerjes së akreditimit.
Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehuara në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.