Duhani është një faktor rreziku madhor i shumë sëmundjeve, si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, etj, duke e bërë kështu shkakun kryesor të sëmundjeve vdekjeprurëse, që mund të parandalohen, në botë. E megjithatë përdorimi i duhanit vazhdon të mbetet i lartë, përfshirë edhe vendin tonë, ku duket se prevalenca e përdorimit të tij është në rritje. Vitet e fundit vihet re prirja, e cila tregon rritje të përdorimit të duhanit nga gjinia femërore duke e zvogëluar hendekun e përdorimit të duhanit mes meshkujve e femrave.
Sipas Raportit Shëndetësor të Popullatës Shqipare (2014), duhanpirja përfaqëson faktorin e tretë të rrezikut, përgjegjës për pjesën më të madhe të barrës së sëmundjeve në Shqipëri në vitin 2010, duke u renditur pas faktorëve të rrezikut të lidhur me dietën dhe presionin e lartë të gjakut. Sipas studimit të bazuar në popullatë mbi përdorimin e substancave abuzive (2014), prevalenca e duhanpirjes aktuale rezultoi 27% (43% meshkuj kundrejt 11% në femra. Nga ana tjetër, prevalenca e duhanpirjes gjatë jetës ishte 41% (63% në meshkuj vs.20% në femra. Në studimin e kryer me fëmijë të moshës shkollore, 11, 13 dhe 15 vjeç (2014), rezultoi se rreth 4% e fëmijëve të intervistuar raportonin konsum të rregullt të duhani.
Duhanpirja dhe sëmundjet mendore
Në veçanti prevalenca e duhanpirësve është më e lartë te njerëzit që vuajnë nga crregullime të shëndetit mendor. Në SHBA njerëzit me crregullime të shëndetit mendor dhe duhanpirës përbëjnë më tepër se 200 000 të 520 000 vdekjeve në vit, që kanë njohur si shkaktar duhanprijen dhe këta individë është përllogaritur që jetëgjatësia e këtyre individëve është pakësuar me 25 vite.
Të dhënat shkencore tregojnë se duhanpirësit që vuajnë nga një çrregullim psikiatrik e kanë më të vështirë për ta lënë atë, duke na dhënë kështu të paktën një shpjegim të pjesshëm se pse duhanprija është kaq e shpeshtë në këtë popullatë. Mekanizmi, i cili lidh crregullimet mendore dhe duhanpirjen është i ndërlikuar dhe me shumë gjasë është i ndryshëm në secilën nga kategoritë e crregullimeve. Pikëpamja më e pranuar është ajo që pacientët me çrregullim të shëndetit mendor pijnë duhan si një përpjekje për të rregulluar simptomatikën e lidhur me crregullimin që ata vuajnë.
Ka një lloj perceptimi në popullatë se duhanpirja i ndihmon njerëzit që të menaxhojnë stresin dhe mund të jetë kështu si një mënyrë “vetë-mjekimi” për njerëzit me probleme të shëndetit mendor.
Megjithatë, ka arsye biologjike të besueshme që tregojnë se duhanpirja mund të përkeqësojë shëndetin mendor përmes procesit të neuroadaptamit që lind si pasojë e duhanpirjes kronike, e që con më pas në shfaqjen e simptomave të shkëputjes nga nikotina (si ankth, depresion, irritueshmëri), raste në të cilat lënia e duhanit do të përmirësonte dhe jo të përkeqësonte shëndetin mendor.
Nga hulumtimet e MIA-s rezultoi se Instituti i Shëndetit Publik realizoi një studim transversal në Mars-Maj 2011 në kuadrin e Projektit Europian të Përdorimit të Alkoolit dhe Drogave të Tjera në Shkollë (ESPAD) duke përfshirë një kampion kombëtar prej 3189 nxënësish të lindur në vitin 1995, pra tek nxënësit e moshës 15-16 vjec në Shqipëri. Për të mbledhur të dhëna rreth përdorimit të substancave u përdor pyetësori i standardizuar ESPAD. Analiza e të dhënave sugjeroi se të vetmit faktorë universalë që rrisin në mënyrë domethënëse gjasat e përdorimit të alkoolit, duhanit dhe kanabisit gjatë jetës janë gjinia mashkull dhe aksesi i lehtë ndaj duhanit. Duhanpirja vetjake ishte e lidhur fort dhe në mënyrë domethënëse me përdorimin e alkoolit dhe kanabisit. Bazuar në gjetjet e studimit, u konkludua që konsumi vetjak i duhanit është faktori i vetëm i pavarur më i rëndësishëm që parashikon në mënyrë domethënëse konsumin e alkoolit dhe kanabisit tek nxënësit Shqiptarë. Prevalenca e përdorimit të duhanit, alkoolit dhe kanabisit gjatë gjithë jetës ishte 40.8%, 80.6% dhe 4.4%, përkatësisht. Përqindja e përdoruesve të duhanit dhe alkoolit gjatë jetës ishte më e lartë në Tiranë në krahasim me pjesën tjetër të rajoneve. Më shumë nxënës në Tiranë sesa në rajonet e tjera e kishin të lehtë apo shumë të lehtë të gjenin duhan/cigare. Gjithashtu, nxënësit në shkollat e Tiranës raportuan se kishin më shumë miq që pijnë duhan, alkool ose përdorin kanabis në krahasim me nxënësit nga qytetet e tjera
Për të kuptuar e vërtetuar se si ndikon lënia e duhanit në shëndetin mendor një grup studiuesish kryen një studim në vitin 2020 duke hetuar një sërë artikujsh që ishin botuar në lidhje me këtë temë. Ata hulumtuan në Cochrane Tobacco Addiction Group’s Specialised Register, Cochrane Central Register of Controlled Trials, MEDLINE, Embase dhe PsycINFO. Përfshinë në kërkimin e tyre 102 studime që kishin 169 500 pjesëmarrës gjithsej.
Gjatë hetimit të këtyre studimeve u vu re se një pjesë e njerëzve, disa prej të cilave ishin edhe personel mjekësor, besonin se duhanpirja ndihmonte në pakësimin e stresit dhe lehtësimin e simptomave të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni. Ata shfaqnin shqetësim se lënia e duhanit mund të përkeqësonte këto simptoma. Por studimet e kryera tregonin se duhanpirja kishte një ndikim negativ në shëndetin e njerëzve dhe lënia e duhanit mund të lehtësonte ankthin dhe depresionin. Krahasuar me njërëzit që vazhduan të pinin duhan, ata që e lanë duhanin treguan lëhtësim të dukshëm të simptovave të ankthit e të depresionit.
Ata gjithashtu ata treguan përmirësim në aftësitë e menaxhimit të stresit, në të paturit më tepër ndjenja dhe këndvështrime pozitive si dhe më tepër mirëqënie mendore.
Për më tepër u gjet se njerëzit që e lanë duhanin patën një përmirësim të lehtë edhe në marrëdhëniet e tyre sociale.
Ajo cfarë vlen pët t’u theksuar është se te njerëzit, që e lanë duhanin, pati më pak raste të reja të shfaqjes së ankthit përgjatë periudhave kur ishin kryer studimet, krahasuar me ata që vazhduan të pinin duhan.
Duhanpirja ndikon në një shëndet më të keq mendor dhe sipas studimeve të kryera duket se njerëzit që pinin duhan raportonin më shumë se 14 ditë në muaj me një gjëndje jo të mirë psikologjike, numër ky më i lartë se njerëzit që nuk pinin duhan.
Si përfundim duket se lënia e duhanit nuk ka gjasa që të përkeqeësojë humorin e njerëzve në një plan afatgjatë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për njerëz me apo pa crregullime mendore. Përkundrazi duket se duhanpirja mund të përmirësojë shëndetin e tyre mendor dhe të lehtësojë simptoma si ankthi apo depresioni.
Referenca:
Taylor GM, Lindson N, Farley A, Leinberger-Jabari A, Sawyer K, Te Water Naudé R.Theodoulou A, King N, Burke C, Aveyard P. Smoking cessation for improving mental health. Cochrane Database Syst Rev. 2021 Mar 9;3(3):CD013522. doi: 10.1002/14651858.CD013522.pub2. PMID: 33687070; PMCID: PMC8121093
ISHP, Instituti i Shendetit Publik, 31 Maj 2022
ISHP, Instituti i Shendetit Publik, Buletini 4, 2015 ISBN: 978-99956-32-59-5
Ross H, Zaloshnja E, Levy DT, Tole D. Results from the Albanian Adult Tobacco Survey. Cent Eur J Public Health. 2008 Dec;16(4):182-8. doi: 10.21101/cejph.a3487. PMID: 19256287
Ziedonis D, Hitsman B, Beckham JC, Zvolensky M, Adler LE, Audrain-McGovern J, Breslau N, Brown RA, George TP, Williams J, Calhoun PS, Riley WT. Tobacco use and cessation in psychiatric disorders: National Institute of Mental Health report. Nicotine Tob Res. 2008 Dec;10(12):1691-715. doi: 10.1080/14622200802443569. PMID: 19023823.
Kraja F, Kraja B, Cakerri L, Burazeri G. SOCIO-DEMOGRAPHIC AND LIFESTYLE CORRELATES OF SELF-PERCEIVED HEALTH STATUS IN A POPULATION-BASED SAMPLE OF ALBANIAN ADULT MEN AND WOMEN. Mater Sociomed. 2016 Jun;28(3):173-7. doi: 10.5455/msm.2016.28.173-177. Epub 2016 Jun 1. PMID: 27482156; PMCID: PMC4949026
Mechili EA, Girvalaki C, Saliaj A, Filippidis FT, Vardavas CI. WHO FCTC Article 14 enforcement in Albania: An urgent issue to tackle. Tob Prev Cessat. 2019 Feb 7;5:6. doi: 10.18332/tpc/103126. PMID: 32411871; PMCID: PMC7205049.
Minichino A, Bersani FS, Calò WK, Spagnoli F, Francesconi M, Vicinanza R, Delle Chiaie R, Biondi M. Smoking behaviour and mental health disorders–mutual influences and implications for therapy. Int J Environ Res Public Health. 2013 Oct 10;10(10):4790-811. doi: 10.3390/ijerph10104790. PMID: 24157506; PMCID: PMC3823321.
Plurphanswat N, Kaestner R, Rodu B. The Effect of Smoking on Mental Health. Am J Health Behav. 2017 Jul 1;41(4):471-483. doi: 10.5993/AJHB.41.4.12. PMID: 28601107.
Prochaska JJ, Das S, Young-Wolff KC. Smoking, Mental Illness, and Public Health. Annu Rev Public Health. 2017 Mar 20;38:165-185. doi: 10.1146/annurev-publhealth-031816-044618. Epub 2016 Dec 16. PMID: 27992725; PMCID: PMC5788573.
Leonard S, Adler LE, Benhammou K, Berger R, Breese CR, Drebing C, Gault J, Lee MJ, Logel J, Olincy A, Ross RG, Stevens K, Sullivan B, Vianzon R, Virnich DE, Waldo M, Walton K, Freedman R. Smoking and mental illness. Pharmacol Biochem Behav. 2001 Dec;70(4):561-70. doi: 10.1016/s0091-3057(01)00677-3. PMID: 11796154.
Ky është artikull ekskluziv i Shoqatës MIA, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “SHoqata MIA” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehuara në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.