Misioni dhe Vizioni

MIA si një shoqatë mjekësore e shkencore ka objektiv të bashkojë të gjithë specialistët e shëndetit përfshirë edhe specialistët e shëndetin mendor, me qëllim koordinimin e interesave të tyre profesionale, ngritjen e nivelit profesional e shkencor të tyre si dhe kryerjen e aktiviteteve mjekësore, kërkimore e shkencore për shëndetin fizik edhe shëndetin mendor, me qellim përmirësimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri.

Edukimi eshte premisa per progres ne çdo shoqëri. Me organizmin e aktiviteteve edukative, shkencore e kërkimore, MIA mbështet profesionistët e shëndetit në zhvillimin e tyre profesional dhe implementimin e praktikave bashkëkohore në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të ndryshme të shëndetit fizik dhe mendor, per ndërtimin e një të ardhmeje te shëndetshme.