Dëmtimi i Dëgjimit në Fëmijë dhe situata në Shqipëri

Humbja e dёgjimit mund tё rezultojё nga shkaqe gjenetike, komplikacione gjatё lindjes, disa sёmundje infektive, infeksione kronike tё veshit, pёrdorimit të disa mjekimeve specifike, moshimi, si dhe ekspozimi nё njё ambient tё zhurmshёm.

60% e humbjes së dëgjimit në fëmijëri ndodh nga shkaqe të parandalueshme.

Ndërhyrjet për të parandaluar, identifikuar dhe adresuar humbjen e dëgjimit janë kosto efektive dhe mund të sjellin përfitime të mëdha për individët.

Personat me humbje të dëgjimit përfitojnë nga identifikimi i hershëm, përdorimi i aparateve të posaçme, implanteve koklear dhe pajisjeve të tjera ndihmëse; gjuha e shenjave dhe forma të tjera të mbështetjes arsimore, sociale.

Situata në Shqipëri

Në Qershor 2022, në Shqipëri u hartua një dokument i titulluar “Depistimi neonatal i dëgjueshmërisë në shqipëri: problematika, organizimi dhe aksesi në shërbimet shëndetësore, rekomandime “, i cili targeton gjithë drejtuesit e sistemit shëndetësor Shqiptar dhe për personelin shëndetësor që ofron kujdes për fëmijën pas lindjes në shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe terciar. Krijimi i këtij dokumenti u krye nga mjekë specialistë shqiëëtaëë, me mbështetjen e “Save the Children”dhe “Agensia Italiana per la cooperacione allo svilupo”. Më poshtë po japim disa të dhëna për Shqipërinë të cituara në këtë dokument:

“Në Shqipëri e Kosovë depistimi i dëgjueshmërisë ofrohet rregullisht në disa spitale private, ndërsa në spitalet publike ofrohet jo rregullisht, në varësi të kohëzgjatjes së projekteve pilote. Informacionet mbi prevalencën e hasur në spitalet private, mungojnë. Gjatë 20 viteve të fundit, në Shqipëri ka pasur disa tentativa të profesionistëve mjekësorë për të futur depistimin e të porsalindurve për dëgjueshmërinë si një shërbim për foshnjat e vogla”.

“Në vitin 2008, Ministria e jashtme Italiane miratoi dhe financoi në Shqipëri, nëpërmjet Agjensisë Italiane për Zhvillim një projekt për “Diagnozën e hershme dhe integrimin social të fëmijëve që nuk dëgjojnë” (AID 8670), i cili u zbatua nga OJF “MAGIS”. Për tre vite u zbatua një program i tipit universal të depistimit të dëgjueshmërisë në 3 rajonet me numër më të madh lindjesh si: Tirana, Fieri dhe Shkodra, që mbulonin rreth 17000 nga rreth 35000 lindje në vit. Gjithsej u testuan për prezencë të dëmtimit të dëgjimit nëpërmjet testit të OAE, 47341 neonatë, me një përfshirje në proçedurat e depistimit të 86% të gjithë neonatëve në këto maternitete. Në fund të këtij projekti, pas plotësimit me egzaminime të mëtejshme diagnostikuese (folloë up) rezultuan 2.32 foshnja në 1000 lindje me dëmtime permanente të rëndësishme të dëgjimit”.

“Një studim tjetër i bërë në Tiranë gjatë periudhës Nëntor 2009- Maj 2011 ku u egzaminua për aftësinë e të dëgjuarit një kampion rastësor fëmijësh parashkollorë nga 40 kopshte publike të Tiranës urbane dhe rurale, flet për rëndësinë e kryerjes së procedurave depistuese në shkolla, kryesisht për fëmijët e ciklit parashkollor, dhe ngritjen e një sistemi të surveiancës audiologjike që monitoron rastet e shurdhësisë progresive ose ato me rrezik për shfaqje të vonët të shurdhësisë që përbëjnë rreth 20-30% të fëmijëve me humbje dëgjimi. Në këtë studim u egzaminuan 400 fëmijë (49% meshkuj) të moshës 4-6 vjeç (të lindur gjatë viteve 2003-2007) përmes audiometrisë tonale, tympanometrisë dhe ekzaminimit objektiv të veshit, hundës dhe faringut për të zbuluar strukturat e mundshme dhe/ose sëmundjet që kontribuojnë në dëmtimin e dëgjimit (Hearing Impairment) si dhe u realizua mbledhja e informacionit për histori të mëparshme të sëmundjeve të sferës ORL dhe për karakteristikat themelore të tyre socio-demografike. Gjetjet sugjeruan se përhapja e humbjes së dëgjimit në këtë grup moshë (4-6 vjeç) ishte relativisht e lartë (16%)”.

“Një tjetër studim i kryer gjatë vitit 2018 në maternitetet publike të Tiranës, të Kukësit dhe Pogradecit është ai EUSCREEN i kryer nga Universiteti i Mjekësisë së Tiranës në kuadrin e Programit të kërkimit dhe inovacionit të BE Horizon 2020 [grant agreement No 733352]. Protokolli i zbatuar ishte i njëjtë me protokollin e zbatuar nga projekti që po analizojmë, konkretisht OAE-OAE-aABR. Gjatë tij, në vitin 2018 u testuan 10,925 (94.9%) nga 11,507 të porsalindur në katër rajonet e përfshira. Nga 1115 (10.2%) neonatë që nuk e kaluan testimin e parë, 361 (32,4% e tyre) nuk u rikthyen për testin e dytë dhe 31 foshnja nga 90 (34.4%) nuk u paraqitën për testin e tretë (aABR)”.

“Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara të dëgjimit në Shqipëri – AID 12145”, projekti më I ri në Shiperi, po relaizohet me mbështetjen e Save the Children Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky projekt ka filluar zbatimin e tij në prill 2021 dhe në kohëzgjatjen prej 1 viti ka testuar 4730 (90%) nga 5525 të porsalindurlindur në këto maternitete. Prej tyre kanë rezultuar Refer të njëanshëm apo bilateral 214 (4,5%) foshnja të cilave iu është rekomanduar të paraqiten për diagnostikim në QSUNT. Protokolli i zbatuar në këtë projekt ishte ai OAE-OAE-aABR dhe më pas foshnjat REFER uni apo bilateral, u referuan për diagnozë në QSUNT”.

Çfarë është dëmtimi i dëgjimit?

Dëmtimi i dëgjimit dhe shurdhimi nuk janë domosdoshmërisht e njëjta gjë. Humbja e dëgjimit më shumë se 90 decibel përgjithësisht kategorizohet si shurdhim, por çdo pengesë në dëgjimin – qoftë e përkohshme, e përhershme apo e luhatshme – ndikon jo vetëm në përvojën e një fëmije në klasë, por edhe në zhvillimin e tyre social dhe emocional, aftësitë e shkrim-leximit dhe aftësitë e të folurit dhe gjuhës.

Llojet e Dëmtimit të Dëgjimit

Veshi është i ndarë në tre pjesë kryesore – veshi i jashtëm, i mesëm dhe i brendshëm. Veshi I jashtëm kap ose mbledh “energji”, veshi i mesëm transmeton “energjinë” e cila më pas konvertohet në impulset nervore në veshin e brendshëm.

Në përgjithësi, kemi llojet e mëposhtme të dëmtimeve të dëgjimit :

  1. Dëmtimi i dëgjimit konduktiv (përçues)
  2. Dëmtimi i dëgjimit neuro-sensorial
  3. Dëmtimi central(qëndror) i dëgjimit
  4. Dëmtimi i përzier .

Detajet e tyre janë paraqitur më poshtë:

Dëmtimi Konduktiv i dëgjimit (përcjellës):

ndodh si rezultat i pengimit të kalimit të valëve të zërit përmes kanalit të jashtëm ose me anë të zinxhirit kockor përmes veshit të mesëm . Nuk ndikon në veshin e brendshëm. Në këtë rast nëse vibracionet e tingujve ( dridhjet e zërit) gjithsesi transmetohen drejtpërdrejt në veshin e brendshëm pa pasur nevojë të kalojnë përmes veshit të mesëm, fëmija dëgjon. Personi që vuan nga humbja konduktive e dëgjimi mund të ndihmohet me rrugë kirurgjikale ose nëpërmjet përdorimit të aparateve të dëgjimit .

Dëmtimi neuro- sensorial i dëgjimit;

është i përhapur tek fëmijët. Ky dëmtim lidhet me veshin e brendshëm sepse është dëmtimi ose degjenerimi I strukturës sensore të veshit të brendshëm që e shkakton atë. Ata që vuajnë nga kjo humbje dëgjimi nuk janë në gjendje të dëgjojnë shumicën e frekuencave të zërit te njeriut në shumicën e rasteve.

Dëmtimi qëndror i dëgjimit;

Korteksi cerebral është pjesa e trurit ku “sensacioni” I tingullit prodhohet dhe interpretohet në mënyrë kuptimplotë. Prandaj, nëse ka ndërhyrje në rrugën përmes së cilës fibrat nervore kalojnë nga trungu i trurit në lobet temporalë të korteksit cerebral kjo rezulton në humbje centrale (qëndrore) të dëgjimit. Me fjalë të tjera një gabim në qendrën e dëgjimit në tru shkakton shurdhim qëndror.

Dëmtimi i përzier, i dëgjimit:

është kombinimi i dëgjimit konduktiv (përcjellës) dhe l humbjes neuro-sensoriale . Një individ I tillë ka probleme të veshit të jashtëm ose të mesëm dhe veshit të brendshëm të kombinuara. Dëmtim I përzier I dëgjimit shpesh është I vështirë për t’u diagnostikuar dhe trajtuar sepse ka probleme në të dy linjat në

përcjelljen dhe në përpunimin e zërit.

Problemet e Dëmtimit të Dëgjimit

Dëmtimi i dëgjimit është një gjendje sfiduese siç u përmend më lart , Problemet variojnë, nga vështirësia gjuhësore, problemet sociale dhe emocionale, vështirësi në të menduar, deri në vështirësi në arritjet akademike

  1. Vështirësi gjuhësore – Humbja e rëndë e dëgjimit mund ta privojë personin e prekur nga aftësia natyrale për të përvetësuar gjuhën verbale e cila mund të pengojë zhvillimin. Bakare (1979) u shpreh se perceptimi është procesi i parë madhor në proceset njohëse dhe se defektet në organin e dëgjimit të të shurdhërve krijojnë një deficit në vazhdimësinë e zhvillimit të aftësitë gjuhësore. Në të kaluarën, ishte e zakonshme të kategorizoje një person të shurdhër për kuptimin e shurdhër dhe memec

se ai/ajo nuk mund të fliste . Sot kërkimet kanë filluar të zbulojnë

ndërlikueshmërinë e marrëdhënies midis të dyjave (të dëgjuarit dhe të folurit).

  1. Problemet sociale dhe emocionale: Integrimi social i nxënësve me dëmtim të dëgjimit në klasa në përgjithësi varet nga fakti nëse bashkëmoshatarët e tyre me dëgjim normal i perceptojnë mjaftueshëm në gjendje për t’i bërë anëtar efektiv të një grupi diskutimi ose grupi projekti. (Northcott 1973).

Nga pikëpamja sociale, fëmija me dëmtim të dëgjimit është “më pak i pjekur ” se fëmija me dëgjim normal në të njëjtën moshë , për shkak të disa problemeve “frustruese” ai zhvillon një gjuhë të dobët .

Studimet kanë treguar se fëmijët me dëgjimi të dëmtuar manifestojnë një shkallë më të madhe të keqpërshtatjes emocionale sesa bashkëmoshatarët e tyre normalë. Ata shpesh janë emocionalisht të pasigurt në marrëdhëniet e tyre me të tjerët pasi në shumicën e rasteve nuk janë të sigurt nëse do të kuptohen nga njerëzit e tjerë kur përdorin gjuhën e shenjave (Obikeze’ dhe Ofojebe 2000).

  1. Të menduarit dhe arritjet akademike: Fëmijët me dëmtim të dëgjimit për shkak të mungesës së Përvojës në dëgjim ( auditory experience) e kanë zhvillimin e tyre intelektual të dëmtuar nëse krahasohen me fëmijët që dëgjojnë. Okeke (2001) argumentoi se nëse dëmtimi i dëgjimit të këtyre fëmijëve nuk përmirësohet , arsyetimi kompleks dhe abstrakt mbetet i dobët ose mungon , kjo do të përbëjë një kërcënim serioz për aspiratat akademike të këtyre fëmijës. Me fjalë të tjera, paaftësitë gjuhësore që rezultojnë nga shurdhimi” ndërhyjnë drejtpërdrejt në performancën intelektuale dhe indirekt ndikojnë në të menduarit duke penguar modelet normale të stimulimit kognitiv dhe komunikimit ndërpersonal dhe ndërveprimin .

Cilat janë shkaqet e Dëmtimit në Dëgjim

Mund tё ndahen nё tё lindura dhe tё fituara.

Shkaqe tё lindura

Janë ato që çojnё nё humbje tё dёgjimit qё nё lindje. Mund tё jenё gjenetike ose si pasojё e komplikacioneve që nëna mund të ketë gjatë shtatzënisё dhe lindjes, të tilla si:

Infeksionet gjatё shtatzënisё, si rubeola dhe sifilizi.

Lindja nënpeshë.

Asfiksia nё lindje.

Pёrdorimi gjatё shtatzënisё i disa medikamenteve tё ndaluara si: aminoglukosidet, citostatikёt, preparatet kundёr malarjes dhe diuretikёt.

Ikteri i shprehur (verdhёza) nё periudhёn neonatale, e cila mund tё dёmtojё nervin e dёgjimit tek i porsalinduri.

Shkaqe tё fituara

Si shkaqe të fituara (gjatë jetës) të cilat mund të çojnë në humbje të dëgjimit mund të përmendim:

Sёmundjet infektive, si: meningiti, fruthi dhe parotiti (shytat).

Infeksionet kronike tё veshit ( otitis media me efusion).

Pёrdorimi i disa antibiotikëve dhe barnave antimalarike.

Dёmtimet traumatike tё kokёs dhe të veshit.

Zhurmat ekstreme, pёrfshirё zhurmat nё ambientin e punёs nga makineritё apo shpёrthimet, zhurmat nё ambientet ku jetojmё dhe frekuentojmë ( bare, klube nate etj.).

Bllokimi i kanalit tё veshit me dyll apo me trupa tё huaj.

Te fёmijёt, otiti media kronik mbetet shkaku kryesor i humbjes sё dёgjimit.

Si mund të dallojmë shenjat e dëmtimit të dëgjimit tek fëmijët?

Ndërsa dëmtimi I dëgjimit shpesh identifikohet tek foshnjat që në foshnjërinë e hershme po ashtu mund të mbetet i panjohur për disa vite.

Kjo do të thotë se është e rëndësishme të jemi alert për shenjat e dëmtimit të dëgjimit , veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe sidomos ata që shkojnë në shkollë –Kjo vlen edhe për mësuesit pasi në një moment në karrierën e tyre mund të zbulojnë se po mësojnë një fëmijë me dëmtim të dëgjimit të padiagnostikuar më parë

Më poshtë janë renditur disa nga shenjat e zakonshme të dëmtimit të dëgjimit që mund “të vini re “te fëmijët e vegjël:

  • Nuk përgjigjen kur thirret emri i tyre
  • Probleme me përqendrimin, lodhje e tepruar dhe zhgënjim me punën që fillon të ndikojë në sjelljen e tyre
  • Shohin me vëmendje buzët ndërsa flisni
  • Flasin me zë shumë të lartë ose shumë të ulët
  • Shohin të tjerët duke bërë diçka përpara se ta provojnë vetë
  • Qëndrojnë të tërhequr gjithnjë e më shumë nga të tjerët në klasë
  • Zhvillim i vonuar i të folurit dhe komunikimit
  • Drejtim ose shqiptimi i gabuar i fjalëve
  • Nuk mund të dëgjojë se çfarë po ndodh nëse ka ndonjë zhurmë në sfond
  • Japin kontribut minimal gjatë diskutimeve në klasë
  • Vështirësi me leximin dhe lidhjen e tij me të folurit

Ndikimi qё ka humbja e dёgjimit tek individi

Njё nga ndikimet kryesore qё humbja e dёgjimit ka tek individi ёshtё paaftёsia komunikuese me tё tjerёt. Te fёmijёt me shurdhёsi, zhvillimi i tё folurit ёshtё i vonuar.

Humbja e dёgjimit dhe sёmundjet e veshit, tё tilla si “otiti media-infeksion I veshit të mesëm ”, kanё efekte negative nё mbarëvajtjen e fëmijëve nё shkollё.

Ndikimi social dhe emocional

Humbja e dёgjimit çon nё kufizim tё qasjes pёr shumё shёrbime. Gjithashtu, pёrjashtimi nga komuniteti ka njё ndikim domethënës nё jetёn e pёrditshme duke krijuar ndjenjёn e vetmisё, izolimit dhe nёnshtrimit, veçanёrisht tek individёt e rritur.

Nёse njё fëmije me shurdhёsi të lindur nuk i jepet mundёsia tё mёsojё gjuhёn e shenjave herët, ai/ajo do tё ndihet i pёrjashtuar nga ndёrveprimet sociale.

Ndikimi ekonomik

Nё vendet nё zhvillim, fёmijёt me humbje tё dёgjimit rrallё ndjekin shkollёn. Tё rriturit me humbje tё dёgjimit kanё njё shkallё tё lartё papunёsie, duke patur njё kosto tё lartё pёr individin, familjen dhe shoqёrinё.

Si ndikon dëmtimi i dëgjimit në mësim?

Fëmijët me dëmtim të dëgjimit kanë vështirësi në çdo fazë të arsimimit të tyre, 44% e lënë shkollën me dy ose më shumë nivele A dhe 43% arrijnë standardin e pritur për lexim, shkrim dhe matematikë në nivelin e 2-të (KS2) kur mbarojnë shkollën fillore. Dëgjimi dhe të mësuarit shkojnë dorë për dore, kështu që dëmtimi i këtij funksioni do të thotë shumë më tepër për një fëmijë sesa thjesht të mundohet të dëgjojë. Çdo dëmtim i dëgjimit që nuk trajtohet në mënyrë efektive ka një efekt negativ në zhvillimin e fëmijës, duke i penguar ata jo vetëm të marrin informacione të reja, por të mësojnë të ndërveprojnë, të lidhen me të tjerët dhe të bëjnë miq.

Tek një fëmijë, dëmtimi i dëgjimit të të cilit ndikon negativisht në të nxënit e tij , ka më shumë mundësi të tërhiqet më tej në vetvete gjatë gjithë edukimit të tij, gjë që ka një efekt të dëmshëm gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tyre. Paaftësisë për të shprehur veten dhe për të komunikuar ( është një lloj frustrimi ) si nga brenda ashtu edhe nga jashtë është shumë i dëmshëm dhe mund të ndikojë në punësimin e ardhshëm dhe marrëdhëniet e tyre si me të tjerët ashtu edhe me veten e tyre.

Frustrimet e përditshme në klasë nuk janë aq të thjeshta sa mungesa e vëmendjes individuale nga mësuesi. Një fëmijë me dëmtim të dëgjimit nuk kërkon domosdoshmërisht ndihmë të vazhdueshme shtesë, por përkundrazi një qasje të ndërgjegjshme dhe të ndjeshme për të mësuar të gjithë klasën – të mos përballet me tabelën e bardhë për të folur, të minimizojë zhurmën e sfondit dhe të përdorë sa më shumë mjete ndihmëse vizuale.

Mënyra për të mbështetur fëmijën me dëmtim të dëgjimit në shkollë

Është jetike që fëmijëve me dëmtim të dëgjimit t’u jepet mbështetja e duhur në një fazë sa më të hershme. Nëse ka një fëmijë me dëmtim të dëgjimit në klasë,edhe mësimdhënia duhet të kryhet në një mënyrë që e mbështet plotësisht fëmijën .Kjo mund të duket një perspektivë e frikshme, por ka shumë ide dhe mbështetje në dispozicion.

Pajisjet në klasë

Staf i përkushtuar (mësues mbështetës një punonjës mbështetës komunikimi për mësimin mund të ofrojë ndihmë jashtëzakonisht të vlefshme. Qoftë në klasë gjatë gjithë kohës ose disa herë, ata mund të sigurojnë që fëmija të mbështetet ndërsa mësuesi u kushton vëmendje proporcionale nxënësve të tjerë.

Mësimdhënia – Mësuesi duhet të mos largohet nga klasa ndërsa është duke folur dhe të sigurohet që fëmija të ketë kuptuar çdo detyrë ose udhëzim (dhe ata nuk kërkojnë automatikisht të kopjojnë të tjerët pasi të keni folur). Gjithashtu fëmija mund të ulet në pjesën e përparme të klasës për t’i dhënë shansin më të mirë të mundshëm për të mësuar, pasi teknologjitë e dëgjimit kanë vetëm një rreze optimale prej një deri në tre metra.

Takimi rregullisht me prindërit – Të kesh një linjë të hapur komunikimi me prindërit e fëmijës do të ndihmojë për të siguruar që fëmija të ketë mbështetje të vazhdueshme si në shkollë ashtu edhe në shtëpi.

Parandalimi I frustrimit nga të tjerët (bullizmi)- Megjithëse ngacmimi mund t’i ndodhë çdo fëmije, fëmijët që konsiderohen të ndryshëm në një farë mënyre mund të jenë në shënjestër të fëmijëve të tjerë . Kjo mund të jetë për shkak se organizi i mësimdhënies së fëmijës me dëmtim të dëgjimit është I ndryshëm e, sepse ata duken ndryshe për shkak të përdorimit të aparatit të dëgjimit, ose sepse janë më pak të aftë të kuptojnë shenjat sociale nga bashkëmoshatarët e tyre. Fëmija gjithashtu mund ta ketë më të vështirë të bëjë miq dhe të ketë një aftësi të reduktuar për të mbrojtur veten.

Parandalimi

Rreth 50 % e rasteve me humbje tё dёgjimit mund tё parandalohen. Strategjitë efektive që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së dëgjimit janë:

Vaksinimi i fёmijёve ndaj sёmundjeve si fruthi, rubeola, meningiti dhe parotiti.

Vaksinimi i vajzave adoleshente dhe nё moshёn riprodhuese ndaj rubeolёs, pёrpara shtatzënisё.

Testet depistuese pёr sifilizin dhe sёmundje tё tjera infektive gjatё shtatzënisё.

Pёrmirёsimi i kujdesit ante dhe perinatal, duke pёrfshirё praktika tё testit tё dёgjimit qё nё lindje.

Diagnostikimi i hershёm i fёmijёve me “otit media”, dhe marrja e trajtimit të duhur pёr kёtё diagnozё.

Shmangia e pёrdorimit tё disa medikamenteve qё shkaktojnё humbje tё dёgjimit; me pёrjashtim tё rasteve tё dhёna nga specialisti, i cili monitoron gjendjen dhe ecurinё e mjekimit.

Referenca

1.“Save the Children” dhe “Agensia Italiana per la cooperacione allo svilupo”, Qershor 2022. “Depistimi neonatal i dëgjueshmërisë në Shqipëri: problematika, organizimi dhe aksesi në shërbimet shëndetësore, rekomandime”

2.Alade E.B and Abosi C.O.(1991). The effect of degree of hearing impairment on the academic achievement of the deaf in E.D Ozoji, J.U. Umuolu, S.O Olaniyan (eds). 3.Contemporary issues in mainstreaming the exceptional child in Nigeria’s 63-3-4 system of education. Jos: Ehindero Press.

4.Bakare, C.G.M (1979). The cumulative cognitive deficit syndrome in African children. An inaugural lecture” delivered at the university of Ibadan.

5.Bryan, T.H and Bryan, J.H (1975). Understanding learning disabilities Neë York Alfred publishing Co. IncEmbey, T.e (1971). A study of the effect of mild hearing loss on education achievement (Doctoral thesis, university of Tulsa,) DissertationAbstracts international, 32,38 Idoëu, A.I (2004) Guidance and counseling in Education, llorin. Indemac Ltd. Mba,’P.O. (1995). Fundamentals of special education and vocational rehabilitation Ibadan; Codat publications.

6.North Cott, Ë.H (ed) (1973). The hearing impaired child In a regular classroom, Ëashington DC. A.G Bell Association.

7.Obikeze, NJ and Ofojebe C.C. (2000). Issues in Special Education. Onitsha; Onëubiko print & pack Ltd. .

8.Okeke, B.A (2001). Essentials of Special Education Nsukka, Afro Orbis publication Ltd.

9.Ross, A.O. (1972). The Exceptional child in the family. Neë York; Grune and Stratton.

Ky është artikull ekskluziv i Shoqatës MIA, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “SHoqata MIA” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehuara në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.