Çfarë duhet të dini rreth autizmit

Ka shumë keqkuptime dhe koncepte të gabuara rreth autizmit.

Ashtu sikurse aktivitsja për çështjet klimaterike, Greta Thunberg, vë në dukje, autizmi nuk është “thjesht diçka që e ke” dhe aq më pak një sëmundje. Përkundrazi, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e përkufizon autizmin si “një paaftësi zhvillimore që mund të shkaktojë sfida të rëndësishme sociale, në komunikim dhe sjellje”.

Ndërkohë që ka shumë për të mësuar rreth autizmit, për të larguar disa nga keqkuptimet që mund të keni po iu tregojmë disa të dhëna bazë që duhet t’I dini.

1. Autizmi nuk është linear

Njerëzit me autizëm nuk janë “më shumë” ose “më pak” autik. Këto lloj etiketimesh,  si “funksionimi I ulët ose I lartë” mundet që në të vërtetë të shkaktojnë më tepër dëm te njerëzit me autizëm, sepse kështu injorojmë faktin se karaktertistikat dhe aftësitë e njerëzve me autizëm mund të ndryshojnë – madje edhe brenda një dite, thotë Lydia X.Z, avokate me autizëm. Kjo lloj shpërndarjeje mund ta bëjë të vështirë për një njeri me autizëm që të marrë mbështetjen që I nevojitet.

Autizmi nuk vepron në një spektër linear, gjë që do të thotë se njerëzit me autizëm nuk është se gjenden diku në këtë vijë, që nis me “më pak autik” dhe përfundon me “më shumë autik”. Përkundrazi, njerëzit me autizëm, ashtu sikurse gjithë njerëzit e tjerë, kanë cilësi dhe aftësi të ndryshme.

2. Njerëzit me autizëm nuk janë të paaftë

Brown thotë se një nga hamendësimet më të rrezikshme rreth njerëzve me autizëm është hamendësimi se ata janë të paaftë.

 “… veçanërisht nëse (ata) nuk flasin ose kanë më shumë nevojë për mbështetje, (njerëzit hamendësojnë se ata) nuk janë të aftë të bëjnë asnjë lloj veprimtarie, të marrin vendime, të kenë ose të shprehin preferencat e tyre, ose të kenë qëllime e dëshira,” thotë Broën.

Ata mendojnë se ky besim është I rrezikshëm sepse kjo çon në kontrollin dhe menaxhimin e njerëzve me autizëm, sikurse bëhet fjalë për praktikën ligjore të caktimit të kujdestarëve për këta njerëz.

3. Mënyra e të shprehurit ka rëndësi

Ndërkohë që mënyra e të drejtuarit dikujt si njeri me aftësi të kufizuara vlen për njerëzit me probleme të tjera, zakonisht kjo gjë nuk vlen kur bëhet fjalë për autizmin. Sigurisht, ju duhet gjithmonë të pyesni dikë se si dëshiron ai që ta përshkruani, sepse disa njerëz me autizëm do të parapëlqenin që t’iu drejtoheshit “njeri me autizëm” dhe jo “autik”.

4. Dëgjojini njerëzit me autizëm

Hashtagu #Actually Autistic është burim njohurie kur të duhet të mësosh rreth autizmit dhe njerëzve me autizëm. Kjo ndodh sepse shumica e postimeve janë shkruar nga njerëz me autizëm.Një nga ankesat e Brown rreth bisedave për autizmin është se ajo ndjen se ende ato mbizotërohen nga njerëz që nuk janë me autizëm në masën që vetë njerëzve autikë u ofrohet më shumë një platformë ose një mundësi për t’u konsideruar si bashkëpunëtorë në studimet kërkimore për  autizmin ose në politikë-bërjen që prek njerëzit autikë ose në ofrimin e shërbimeve, njerëzit autikë që kanë më shumë gjasa të kenë qasje në atë pozicion ose platformë ka të ngjarë të jetë e bardhë”, thotë Broën.

Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.