Ky botim “Bazat e Psikiatrisë” është një udhërrëfyes mbi shëndetin mendor, i cili i shërben studentëve të infermierisë, infermierit profesionist për edukim në vazhdim dhe rritjen profesionale si edhe në maturimin individual gjatë punës me pacientin me probleme të shëndetit mendor. Është botim i profesionistëve të Medical Institute of Albania dhe Universitetit të Mjekësisë Tiranë. Një nga përfitimet më të mëdha që sjell ky libër është në fushën e njohurive mbi aftësitë përkujdesëse që infermieri duhet t’í ofrojë pacientit, madje teknikat e kujdesit infermieror që ofron ky libër mund të përdoren jo vetëm tek pacientët e shëndetit mendor, por kudo ku ofrohet kujdes mjekësor. Libri është një guidë e mirë teorike dhe praktike për cdo profesionist të shëndetit mendor. Libri është ilustruar me skica e figurina autentike që ndihmojnë të kuptuarin e simptomatikës së sëmundjes mendore. Nga ana tjeter në cdo temë janë cituar studimet kërkimore më të fundit të profesionistëve shqipëtarë.