Ankthi te prindërit e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit nē Shqipēri dhe ndikimi i tij në ecurinë e zhvillimit të fëmijës.

Përjetimi hërë pas here i simptomave të ankthit është pjesë normale e jetës. E megjithatë, njerëzit që priren për të patur çrregullim ankthi shumë shpesh përjetojnë ndjesi shqëtësimi të shprehur, me intensitet të fortë dhe të qëndrueshëm si dhe ndjesi frike rreth gjithë ngjarjeve të jetës së përditshme. Shpesh, çrregullimi i ankthit përfshin episode të përsëritura të një ndjesie ankthi të fuqishëm e të papritur dhe ndjesi frike ose tmerri, të cilat e arrijnë pikun brenda disa minutave, duke përjetuar atë që shpesh quhet atak paniku.

Këto ndjesi ankthi dhe paniku ndërhyjnë në veprimtaritë e jetës së përditshme, janë të vështira për t’u kontrolluar dhe nuk janë në përputhje me rrezikun e vërtetë me të cilin ata mendojnë se po përballen, si dhe mund të zgjasin për një kohë të gjatë edhe kur rreziku mund të mos jetë më i pranishëm.

Gjithë këto simptoma mund të ndërlikohen me pagjumësi, depression, prirje për të abuzuar me substancat, rënie të cilësisë së jetës, lënien e punës ose shkollës, largimin nga shoqëria e rrjedhimisht izolimin shoqëror, pamundësi për t’u kujdesur për njerëzit e dashur, mungesë interesi për veprimatir që më parë të jepnin kënaqësi, që më tej mund të përfundojnë deri në vetëdëmtime e vetëvrasje.

Por çfarë ndodh kur gjithë kaosit të jetës së përditshme i shtohet edhe pasiguria për jetën dhe për të ardhmen që solli me vete pandemia nga Covid-19?

Pandemia Covid-19 pati një ndikim të madh në çdo aspekt të jetës sonë dhe veçanërisht në shëndetin tonë mendor. Izolimi, distancimi shoqëror, mungesa e aktiviteteve, e nesërmja e paparashikueshme, frika për veten dhe të dashurit tanë, humbja e vendeve të punës, vështirësitë financiare, ato japin një kontribut të madh në nivele të larta ankthi. Sipas OBSH -së, humbja, izolimi, humbja e të ardhurave dhe frika po shkaktojnë gjendje të shëndetit mendor ose përkeqësojnë ato ekzistuese. Ndërkohë, vetë Covid-19 mund të çojë në ndërlikime neurologjike dhe mendore, të tilla si delirium, axhitacion dhe goditje në tru. Duket se situata është pak më e vështirë kur bëhet fjalë për individët me çrregullime para-ekzistuese të shëndetit mendor.

Vështirësia rritet edhe më tepër kur këta individë përballen edhe me vështirësitë që mbart rritja e një fëmije me çrregullim të spektrit të autizmit.

Çdo fëmijë me autizëm ka gjasë të shfaqë një model të veçantë sjelljeje e simptomatike të spektrit, si dhe shkallë të ndryshme të rëndesës së tyre – nga funksionimi i ulët deri në funksionim të lartë.

Duke qënë se cilido fëmijë shfaq një përzierje unike të simptomatikës, shkalla e rëndesës mundet të jetë ndonjëherë e vështirë për t’u përcaktuar. Zakonisht ajo bazohet në shkallën e dëmtimit dhe se si ajo ndikon në aftësinë e fëmijës për të funskionuar mirë në shoqëri.

Vështirësitë që shfaq menaxhimi i simptomatikës së një fëmije me autizëm shfaqen fillimisht në familje, duke ndikuar në funksionimin të gjithë pjesëtarëve të familjes. Këto vështirësi pasqyrohen më pas edhe në shëndetin mendor të prindërve të këtyre prindërve.

Përgjatë pandemisë nga covid-19, fëmijët me çrregullime neurozhvillimore, veçanërisht ata me çrregullime të spektrit të autizmit konsiderohen të jenë një grup me rrezik shumë të lartë dhe se simptomat e tyre mund të përkeqësohen duke marrë parasysh gjithashtu se gjatë bllokimit ata nuk mund të arrijnë në seanca terapeutike.

Ndërkohë që sipas studimeve të kryera raportohet se prindërit e fëmijëve me autizëm kishin hasur vështirësi përgjatë pandemisë së covid-19 në menaxhimin e veprimtarive të përditshme, sidomos kohës së lirë dhe në veprimtaritë e strukturuara, duke bërë që këta fëmijë të shfaqnin më tepër probleme të sjelljes. Të gjitha këto kishin ndikuar në shtimin e nivelit të ankthit e stresit te këta prindër, qoftë edhe në individë që më herët nuk kishin përjetuar simptoma të shprehura të ankthit.

Një studim i kryer në Shqipëri në 2019-ën thekson se prindërit e fëmijëve me autizëm përjetojnë nivele më të larta stresi krahasuar me prindërit e fëmijëve me zhvillim tipik, nënat janë ato që raportojnë nivele domethënëse më të larta të stresit.

Gjetjet e mësipërme duken të jenë të ngjashme me ato të një studimi tjetër të kryer edhe në vendin tonë. Sipas këtij studimi, i cili kryer në Shqipëri përgjatë kohës së izolimit në Mars-Prill 2020 dhe është botuar në Revistën e Shoqatës Evropiane të Psikiatrisë në 2021 si dhe prezantuar në Konferencën e 5-të të Evropës Lindore për Shëndetin Mendor, u gjet se një numër i madh i pjesëmarrësve raportuan të kishin përjetuar gjatë izolimit disa simptoma ankthi.

Ky studim u krye nē Qendrēn Kombetare Terapeutike dhe Rehabilituese pēr fēmijēt nē Tiranē, nē intervalin kohor Mars-Prill 2020. Nē studim u pērfshinē 110 familje tē fēmijēve qē kryenin terapi edukative dhe rehabilituese, pranē kēsaj qendre.

Rezultoi se shumica prej tyre kishin përjetuar vetëm simptoma të lehta, kryesisht simptoma të frymëmarrjes ose gastrointestinale dhe frikë se mos infektoheshin.

Ajo që u vu re është se një numër i madh i individëve raportuan nivele të moderuara të ashpërsisë. Këta individë raportuan se kishin probleme me vëmendjen dhe kujtesën, gjithashtu ata raportuan simptoma më të rënda të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Ajo çfarë mbetet e rëndësishme është se paqëndrueshmëria emocionale e prindërve mund të çojë në ecuri më të keqe në zhvillimin e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit.

Ndaj është e një rëndësie thelbësore dallimi sa më i hershëm i këtyre simptomave, referimi i këtyre prindërve pranë një profesionisti të shëndetit mendor për të marrë mbështetjen e nevojshme psikologjike, apo edhe trajtimin me barna kur lind nevoja.

Craig F, Operto FF, De Giacomo A, Margari L, Frolli A, Conson M, Ivagnes S, Monaco M, Margari F. Parenting

stress among parents of children with Neurodevelopmental Disorders. Psychiatry Res. 2016 Aug 30;242:121-129.

doi: 10.1016/j.psychres.2016.05.016. Epub 2016 Jun 1. PMID: 27280521.

Evans-Lacko S, Aguilar-Gaxiola S, Al-Hamzawi A, et al. Socio-economic variations in the mental health treatment

gap for people with anxiety, mood, and substance use disorders: results from the WHO World Mental Health

(WMH) surveys. Psychol Med. 2018;48(9):1560-1571.

Cavonius-Rintahaka D, Aho AL, Voutilainen A, Billstedt E, Gillberg C. Health, functionality, and social support in

families with a child with a neurodevelopmental disorder – a pilot study. Neuropsychiatr Dis Treat. 2019;15:1151-

  1. Published 2019 May 8. doi:10.2147/NDT.S195722

Singer GH, Ethridge BL, Aldana SI. Primary and secondary effects of parenting and stress management

interventions for parents of children with developmental disabilities: a meta-analysis. Ment Retard Dev Disabil Res

Rev. 2007;13(4):357-69. doi: 10.1002/mrdd.20175. PMID: 17979202.

Arsen Kllogjri, Krahasimi i nivelit të stresit të përjetuar nga prindërit e fëmijëve me autizëm dhe prindërit e fëmijëve me zhvillim tipik, uet.edu.al, 2019

Colizzi, Marco & Sironi, Elena & Antonini, Federico & Ciceri, Marco & Bovo, Chiara & Zoccante, Leonardo. (2020). Psychosocial and Behavioral Impact of COVID-19 in Autism Spectrum Disorder: An Online Parent Survey.

Brain Sciences. 10. 341. 10.3390/brainsci10060341.

Bjornstad G, Wilkinson K, Cuffe-Fuller B, Fitzpatrick K, Borek A, Ukoumunne OC, Hawton A, Tarrant M, Berry

V, Lloyd J, McDonald A, Fredlund M, Rhodes S, Logan S, Morris C. Healthy Parent Carers peer-led group-based

health promotion intervention for parent carers of disabled children: protocol for a feasibility study using a parallel

group randomised controlled trial design. Pilot Feasibility Stud. 2019 Nov 23;5:137. doi: 10.1186/s40814-019-0517-

  1. PMID: 31788323; PMCID: PMC6875041.

Tick B, Colvert E, McEwen F, et al. Autism Spectrum Disorders and other mental health problems: exploring

etiological overlaps and phenotypic causal associations. J Am Acad Child Adolesc Psychiatry. 2016;55(2):106–113.

doi:10.1016/j.jaac.2015.11.013

Crowell JA, Keluskar J, Gorecki A. Parenting behavior and the development of children with autism spectrum

disorder. Compr Psychiatry. 2019 Apr;90:21-29. doi: 10.1016/j.comppsych.2018.11.007. Epub 2018 Nov 20. PMID:

30658339.

Emerson E. Mothers of children and adolescents with intellectual disability: social and economic situation, mental

health status, and the self-assessed social and psychological impact of the child's difficulties. J Intellect Disabil Res.

2003 May-Jun;47(Pt 4-5):385-99. doi: 10.1046/j.1365-2788.2003.00498.x. PMID: 12787168.

Gallagher S, Phillips AC, Oliver C, Carroll D. Predictors of psychological morbidity in parents of children with

intellectual disabilities. J Pediatr Psychol. 2008 Nov-Dec;33(10):1129-36. doi: 10.1093/jpepsy/jsn040. Epub 2008

Apr 22. PMID: 18430761.

Dykens EM, Fisher MH, Taylor JL, Lambert W, Miodrag N. Reducing distress in mothers of children with autism

and other disabilities: a randomized trial. Pediatrics. 2014 Aug;134(2):e454-63. doi: 10.1542/peds.2013-3164. Epub

2014 Jul 21. PMID: 25049350; PMCID: PMC4187227.

Narzisi, Antonio. (2020). Handle the Autism Spectrum Condition During Coronavirus (COVID-19) Stay At Home

period: Ten Tips for Helping Parents and Caregivers of Young Children. Brain Sciences. 10. 207.

10.3390/brainsci10040207.

0040207.

Ky është artikull ekskluziv i Shoqatës MIA, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “SHoqata MIA” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehuara në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.