Aktiviteti fizik dhe risku per kancer

Çfarë gabimi po bëjmë në përditshmëri që çon në rritjen e riskut të  kancerit?

Dy muajt e parë të karantinës përjetuam një kombinim të kënaqësisë për të qëndruar e shijuar kohën në shtëpi me familjarët dhe nevojës për të kapur ritmin e jetës. Nuk u desh shumë kohë që të gjithë t’i ktheheshim rutinës së përditshme.

Për vite me rradhë studimet shkencore kanë provuar efektet anësore të jetesws sedentare. Për fat të keq kufizimet si pasojë e pandemisë e kanë bërë më të vështirë ndjekjen e udhëzimeve të aktivitetit fizik nga ekspertët e Shëndetit Publik. Një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën JAMA Oncology na ofron mundësi të reja për t’u bërë më kreativ. Sipas studiuesve të qenurit pasiv, rrit rrezikun e vdekshmërisë nga kanceri me 82%.

Jeta sedentare shoqërohet me probleme shëndetësore si; diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe gjithë shkaktarët e vdekshmërisë. Nuk ka shumë të dhëna që lidhen mes jetës sedentare dhe vdekshmërisë nga kanceri, apo që aktiviteti fizik e redukton  kwtw risk. Sipas studimeve të kryera prej 18 Prillit 2019 deri në 21 Prill 2020 të pasurit e një stili jetese pasiv është një faktor risku për vdekshmërinë nga kanceri.

  • Cila është lidhja midis jetesës sedentare dhe vdekshmërisë nga kanceri?

Për realizimin e këtij studimi u përfshinë 8000 individë të grupmoshës 45 vjeçare e sipër. Shkalla e vlerësimit që u përcaktua ishte e tillë; me inicialet (LIPA) do të përcaktoheshin individët që kryenin pak aktivitet fizik dhe me inicialet (MVPA) ata me intensitet më lartë të aktivitetit fizik. Shkalla e vlerësimit do të matej nga një akselerometër i cili vendosej në pjesën e belit. Pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin veshur këto pajisje për 7 ditë të javës prej vitit 2008 deri në vitin 2013. Pas një ndjekjeje të vazhdueshme në përfundim të 5 viteve rezultoi qw 268 pjesëmarrës vdiqën nga kanceri.                                                                                               Sipas studimit rezulton se jeta pasive dhe mungesa e aktivitetit fizik lidhen ngushtë me rritjen e riskut të zhvllimit të kancerit. Duke bërë të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë pjesëmarrësit mund të reduktonin riskun për vdekshmëri nga kanceri me 31%. Aktivitete të kosideruara të lehta si për shembull ecja, rezultuan që ulnin riskun e vdekjes nga kanceri me 8%. Bërja e aktivitetit fizik në frekuencë të vazhdueshme dhe me intensitet nga i moderuar në të shpeshtë si për shembull; të bërit çiklizëm përditë, vrapimi apo noti ulin ndjeshëm riskun për vdekshmëri nga kanceri ,për më tepër që këto janë aktivitete lehtësisht të bëshme.

Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.