Obeziteti dhe Ushqyerja me gji në fëmijërinë e hershme, praktikat në Europë dhe në Shqipëri

Çfarë janë mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri

Mbipesha dhe obeziteti përkufizohen si një akumulim jonormal ose i tepruar i yndyrës e cila mund të dëmtojë shëndetin. Sipas OBSH-së rreth 38.2 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç ishin mbipeshë ose obezë në vitin 2019 dhe 340 milionë fëmijë dhe adoleshentë të moshës 5-19 vjeç rezultonin mbipeshë ose obezë në vitin 2016 [5].

Fëmijët obezë kanë më shumë gjasa të bëhen obezë të rritur dhe në vitin 2016, më shumë se 1.9 miliardë të rritur të moshës 18 vjeç e lart ishin mbipeshë dhe nga këta 650 milionë të rritur ishin obezë. Problemi po rritet dhe prevalenca në mbarë botën e obezitetit pothuajse u trefishua midis 1975 dhe 2016 [5]. Ka evidenca në rritje se origjina e obezitetit është brenda 1000 ditëve të para të jetës [6]. Parandalimi i obezitetit tek fëmijët është një prioritet i shëndetit publik dhe duke qenë se është burimi i obezitetit tek të rriturit, rekomandohet ndërhyrja e hershme. Nevojiten strategji parandaluese efektive dhe të përballueshme që janë të ngulitura në sistemin ekzistues shëndetësor. Këto strategji duhet të fillojnë herët gjatë jetës, [7, 8, 9, 10].

Faktorët e riskut për obezitetin e fëmijërisë

Lista e faktorëve të rrezikut për obezitetin e fëmijërisë është e gjerë dhe paraardhësit janë shumëfaktorialë, duke përfshirë ndikimet gjenetike/epigjenetike, sociale, biologjike, mjedisore, dietike dhe të sjelljes. Ndër këta, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut të modifikueshëm gjatë shtatzënisë dhe fëmijërisë së hershme janë mbipesha/obeziteti i nënës, shtimi në peshë gjatë shtatzënisë, praktika e të ushqyerit gjatë 2 viteve të para të jetës, përveç shëndetit të përgjithshëm të nënës dhe pirja e duhanit gjatë shtatzënisë, aktiviteti fizik dhe kohëzgjatja e gjumit. [6].

Sic e thamë më sipër për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe rajonin Europian mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri mbeten një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin publik. Në dekadën e fundit, ky rajon ka paraqitur një gradient veri-jug përsa I përket prevalencës së mbipeshës përfshirë obezitetin (nga 9 në 43% tek djemtë dhe nga 5 në 43% tek vajzat) dhe vetëm obezitetin (nga 2 në 21% tek djemtë. dhe nga 1 në 19% te vajzat), me norma më të larta në rajonet mesdhetare [1, 2, 3].

Edhe pse ritmet duket se janë në rënie në disa vende evropiane [4], progresi në trajtimin e problemit të obezitetit gjatë fëmijërisë ka qenë i ngadaltë . Kjo është një sfide serioze dhe kërkon njohje të mirë si të nxitësve mjedisorë dhe të periudhave kohore kritike në rrjedhën e jetës [5].

Foshnjëria dhe Obeziteti, roli I ushqyerjes me gji

Foshnjëria duket se është një nga periudhat më të rëndësishme që ndikon në shëndetin e mëvonshëm gjatë jetës, dhe prandaj përfaqëson periudhën më të mirë për të parandaluar obezitetin dhe pasojat negative të tij në shëndet [6]. Ndër faktorët e rriskut të modifikueshëm për obezitetin gjatë fëmijërisë në 1000 ditët e para të jetës, ushqyerja me gji ka rezultuar nga një numër i madh provash si një faktor mbrojtës [6, 7, 8, 9, 10, 11]. Një studim në 2009 [Horta BL et al ] tregoi se ushqyerja me gji ishte e lidhur me një reduktim prej 13% të shanseve për mbipeshë dhe obezitet [9], dhe Harder et al. [12] zbuloi se çdo muaj shtesë ( zgjatje ) në ushqyerjen me gji shoqërohej me një ulje prej 4% të prevalencës së mbipeshës.

OBSH rekomandon ushqyerjen ekskluzive me gji deri në 6 muaj, dhe vazhdimin e ushqyerjes me gji gjatë futjes së ushqimeve të përshtatshme plotësuese deri në moshën 2 vjeç ose më shumë [13]. Është treguar gjerësisht se qumështi i njeriut, për shkak të përbërjeve të tij bioaktive, ka përfitime imunologjike, endokrinologjike, neuronale dhe psikologjike për fëmijën [8, 14, 15, 16]. Foshnjat që ushqehen ekskluzivisht me gji gjatë 6 muajve të parë të jetës kanë më pak gjasa të kenë peshë të tepërt gjatë fëmijërisë së vonë (> 6 muajsh) [17]. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me faktin se ushqyerja me gji shkakton përgjigje të ndryshme hormonale në krahasim me qumshtin formulë , i cili shkakton një përgjigje më të madhe të insulinës, duke çuar në depozitimin e yndyrës dhe rritjen e dhjamosjes [14]. Qumështi i njeriut është gjithashtu i pasur me Bifidobaktere, të cilat duket se janë të pranishme në një masë më të vogël në zorrët e fëmijëve obezë. Përveç kësaj, fëmijët që ushqeheshin me gji duket se kanë preferenca ushqimoremë të larmishme , duke konsumuar më shumë fruta dhe perime në krahasim me ata që ushqehen me formulë [18].

Pavarësisht nismave të shumta (ndërmarrë nga OBSH) dhe evidencave të forta mbi përfitimet e ushqyerjes me gji , prevalenca e saj (veçanërisht ushqyerja ekskluzive me gji) mbetet e ulët në Rajonin Evropian sipas OBSH-së [19]. Në vitet 2006-2012, vetëm 25% e foshnjave janë vlerësuar “ si ekskluzivisht të ushqyer me gji” për 6 muajt e parë të jetës në Rajonin Evropian [20], krahasuar me 40% në nivel global [21]. Qëllimi I OBSH është të rritet përqindja e ushqyerjes ekskluzive me gji deri në të paktën 50% deri në vitin 2025 [21, 22].

Pesha e lindjes gjithashtu duket se është e lidhur me obezitetin gjatë fëmijërisë dhe atë në moshën adulte [23, 24, 25, 26, 27]. Nga një rishikim sistematik dhe meta-analizë u tregua se pesha e madhe në lindje (>4,000 g) lidhet me një rrezik më të lartë për obezitet[27]. Studime të tjera konfirmuan gjithashtu se pesha e madhe e lindjes kontribuon në mbipeshë (obezitet) në fëmijërinë e mëvonshme [7, 24, 26, 28, 29] dhe në rritjen e masës dhjamore të trupit [23]. Pesha e ulët në lindje (<2,500 g) si rezultat i kushteve të papërshtatshme intrauterine të cilat çojnë në zhvillim jonormal të fetusit, ndikimi i peshës së ulët të lindjes në zhvillimin e obezitetit nuk është ende i qartë [27]. Ai është shoqëruar me masa trupore dhjamore më e ulët , dhe dhjamosje më e madhe centrale , e matur nga raporti i belit me ijën ose trashësia e palës së lëkurës tek të rriturit [30, 31]. Kjo lidhje mbështetet nga studimet që tregojnë se foshnjat që lindin të vegjël pësojnë rritje të shpejtë gjatë foshnjërisë së hershme, gjë që rezulton në masë më të madhe yndyre në fazat e mëvonshme të jetës [30, 31].

Të dhënat e studimeve në Shqipëri

Mbledhja e të dhënave për ushqyerjen me gji dhe peshën e lindjes dhe lidhjen e saj me obezitetin vazhdon të jetë e kufizuar në Rajonin Evropian . Iniciativa e OBSH-së për Mbikëqyrjen e Obezitetit të Fëmijëve në rajonin Europian (COSI) [2] u krijua në vitin 2007 me synimin për të matur tendencat e mbipeshës dhe obezitetit tek fëmijët e moshës 6,0-9,9 vjeç, me qëllim monitorimin e progresit “ të epidemisë “ dhe lejimin e krahasimeve ndërmjet vendeve [1, 2, 32, 33, 34, 35]. Në këto vite COSI ka përfshirë më shumë se 35 vende pjesëmarrëse [1] dhe ka mundësuar të kuptohen më mirë dhe më plotë disa faktorëve që qëndrojnë në themel të obezitetit gjatë fëmijërisë.

Pjesë e këtij studimi ka qënë edhe Shqipëria. Ky studim, si pjesë e sistemit të vlerësimit të obezitetit fëminor në Shqipëri, synon mbledhjen, analizën, interpretimin dhe shpërndarjen e informacionit përshkrues për monitorimin e peshës së tepërt trupore tek fëmijët e moshës fëminore (e identifikuar tashmë si një problem serioz i shëndetit publik në nivel evropian (50), Ky studim, ka qenë pjesë e sistemit të vlerësimit të të dhënave rutinë, që ofrojnë informacione për të kuptuar drejt dhe saktë problemin e obezitetit tek fëmijët (52), në nivel evropian – COSI (Childhood Obesity Surveillance Initiative)

Edhe në Shqipëri, mbipesha dhe obeziteti janë një faktor risku i rëndësishëm për shëndetin, veçanërisht për sëmundjet jo të transmetueshme. Ky faktor risku vepron që në moshën e fëmijërisë. Të dhënat e një studimi të kryer nga ISHP-ja (36) treguan që 15.2% e fëmijëve të moshës 9-10 vjeç janë mbipeshë, prej të cilëve 3.8% janë obezë. Të dhënat e ADHS-së, 2008- 2009, nxorën në pah se rreth 22 për qind e fëmijëve të moshës nën pesë vjeç janë mbipeshë ose obezë, ndërkohë që mes të rriturve mbi 15 vjeç, 53% e meshkujve 15-49 vjeç ishin mbipeshë (prej të cilëve 9% obezë) dhe 39% e grave të së njëjtës grup-moshë rezultuan mbipeshë (prej të cilave 10% obeze) (37). Nuk është asnjëherë shpejt të fillojmë parandalimin e obezitetit. Të dhënat më lart tregojnë se edhe tek fëmijët e vegjël niveli i obezitetit është duke u rritur në të gjithë globin. Gjithashtu, është mëse e qartë se për çdo individ mbipeshë është shumë e vështirë të humbë peshë, pavarësisht nga mosha. Parandalimi i obezitetit që në vitet e para të jetës (edhe para lindjes nëpërmjet zakoneve të shëndetshme gjatë shtatzënisë) konfirmon një jetë të shëndetshme. Dhe kjo është rruga më premtuese për të përmbysur këtë epidemi globale. (38) Aspekti më shqetësues i obezitetit te fëmijët është se këta fëmijë mbeten obezë edhe në moshë të rritur, duke zhvilluar kështu patologji më të rënda, që kanë tendencë të çojnë në reduktimin e cilësisë dhe të jetëgjatësisë. Në fakt, zakonet e përftuara në fëmijëri, lidhur me dietën dhe aktivitetin fizik nuk ndryshojnë lehtësisht gjatë jetës. Prandaj parandalimi dhe frenimi i rritjes së obezitetit në moshën fëminore paraqet sot një sfidë për shëndetin publik, pasi është shumë i vështirë trajtimi i obezitetit të instaluar, është shumë i lartë probabiliteti i të qenit një adoleshent apo adult obez, është i vështirë korrigjimi i zakoneve të gabuara të të ushqyerit në moshë të rritur, të fituara që në fëmijëri (36).

Referenca

  1. Childhood Obesity Surveillance Initiative – Factsheet . Copenhagen: ëorld Health Organization Regional Office for Europe; 2018. Highlights 2015-17. [Google Scholar]
  2. WHO European Childhood Obesity Surveillance Initiative: overweight and obesity among 6–9 year old children- Report of the third round of data collection 2012-2013 . Copenhagen: ëorld Health Organization Regional Office for Europe; 2018. [Google Scholar]
  3. ëijnhoven TM, van Raaij JM, Spinelli A, Starc G, Hassapidou M, Spiroski I, et al. ëHO European Childhood Obesity Surveillance Initiative: body mass index and level of overëeight among 6-9-year-old children from school year 2007/2008 to school year 2009/2010. BMC Public Health. 2014 Aug;14((1)):806. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  4. Abarca-Gómez L, Abdeen ZA, Hamid ZA, Abu-Rmeileh NM, Acosta-Cazares B, Acuin C, et al.NCD Risk Factor Collaboration (NCD-RisC) ëorldëide trends in body-mass index, underëeight, overëeight, and obesity from 1975 to 2016: a pooled analysis of 2416 population-based measurement studies in 128·9 million children, adolescents, and adults. Lancet. 2017 Dec;390((10113)):2627–42. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  5. Report of the commission on ending childhood obesity: ëorld Health Organization 2016.
  6. Pietrobelli A, Agosti M, MeNu Group Nutrition in the First 1000 Days: Ten Practices to Minimize Obesity Emerging from Published Science. Int J Environ Res Public Health. 2017 Dec;14((12)):E1491. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  7. ëoo Baidal JA, Locks LM, Cheng ER, Blake-Lamb TL, Perkins ME, Taveras EM. Risk Factors for Childhood Obesity in the First 1,000 Days: A Systematic Revieë. Am J Prev Med. 2016 Jun;50((6)):761–79. [PubMed] [Google Scholar]
  8. Marseglia L, Manti S, D’Angelo G, Cuppari C, Salpietro V, Filippelli M, et al. Obesity and breastfeeding: the strength of association. ëomen Birth. 2015 Jun;28((2)):81–6. [PubMed] [Google Scholar]
  9. Horta BL, Loret de Mola C, Victora CG. Long-term consequences of breastfeeding on cholesterol, obesity, systolic blood pressure and type 2 diabetes: a systematic revieë and meta-analysis. Acta paediatrica (Oslo, Norëay: 1992) 2015;104((467)):30–37. [PubMed] [Google Scholar]
  10. Victora CG, Bahl R, Barros AJ, França GV, Horton S, Krasevec J, et al.Lancet Breastfeeding Series Group Breastfeeding in the 21st century: epidemiology, mechanisms, and lifelong effect. Lancet. 2016 Jan;387((10017)):475–90. [PubMed] [Google Scholar]
  11. Spatz DL. Preventing obesity starts ëith breastfeeding. J Perinat Neonatal Nurs. 2014 Jan-Mar;28((1)):41–50. [PubMed] [Google Scholar]
  12. Harder T, Bergmann R, Kallischnigg G, Plagemann A. Duration of breastfeeding and risk of overëeight: a meta-analysis. Am J Epidemiol. 2005 Sep;162((5)):397–403. [PubMed] [Google Scholar]
  13. Global Strategy for Infant and Young Child Feeding . Geneva: ëorld Health Organization UNICEF; 2003. [Google Scholar]
  14. Horta BL, Victora CG. Geneva: ëorld Health Organization; 2013. Long-term effects of breastfeeding – A Systematic Revieë. [Google Scholar]
  15. Mosca F, Gianni ML. Human milk: composition and health benefits. La Pediatria medica e chirurgica: Medical and surgical pediatrics. 2017;39((2)):155. [PubMed] [Google Scholar]
  16. Eidelman AI, Schanler RJ, Section on Breastfeeding Breastfeeding and the use of human milk. Pediatrics. 2012 Mar;129((3)):e827–41. [PubMed] [Google Scholar]
  17. Spatz DL, Lessen R. Risks of Not Breastfeeding. International Lactation Consultant Association. 2011 [Google Scholar]
  18. Oddy ëH, Smith GJ, Jacoby P. A possible strategy for developing a model to account for attrition bias in a longitudinal cohort to investigate associations betëeen exclusive breastfeeding and overëeight and obesity at 20 years. Ann Nutr Metab. 2014;65((2-3)):234–5. [PubMed] [Google Scholar]
  19. Bagci Bosi AT, Eriksen KG, Sobko T, ëijnhoven TM, Breda J. Breastfeeding practices and policies in ëHO European Region Member States. Public Health Nutr. 2016 Mar;19((4)):753–64. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  20. ëHO. ëorld Health Statistics 2013 Geneva: ëorld Health Organization.2013.
  21. Infant and young child feeding: ëorld Health Organization 2018 [Available from: https://ëëë.ëho.int/neës-room/fact-sheets/detail/infant-and-young-child-feeding. [Google Scholar]
  22. Global Targets 2025 To improve maternal, infant and young child nutrition: ëorld Health Organization. 2014 [Available from: https://ëëë.ëho.int/nutrition/topics/nutrition_globaltargets2025/en/[Google Scholar]
  23. Kang M, Yoo JE, Kim K, Choi S, Park SM. Associations betëeen birth ëeight, obesity, fat mass and lean mass in Korean adolescents: the Fifth Korea National Health and Nutrition Examination Survey. BMJ Open. 2018 Feb;8((2)):e018039. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  24. Glavin K, Roelants M, Strand BH, Júlíusson PB, Lie KK, Helseth S, et al. Important periods of ëeight development in childhood: a population-based longitudinal study. BMC Public Health. 2014 Feb;14((1)):160. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  25. Rooney BL, Mathiason MA, Schauberger Cë. Predictors of obesity in childhood, adolescence, and adulthood in a birth cohort. Matern Child Health J. 2011 Nov;15((8)):1166–75. [PubMed] [Google Scholar]
  26. Vasylyeva TL, Barche A, Chennasamudram SP, Sheehan C, Singh R, Okogbo ME. Obesity in prematurely born children and adolescents: folloë up in pediatric clinic. Nutr J. 2013 Nov;12((1)):150. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  27. Yu ZB, Han SP, Zhu GZ, Zhu C, ëang XJ, Cao XG, et al. Birth ëeight and subsequent risk of obesity: a systematic revieë and meta-analysis. Obes Rev. 2011 Jul;12((7)):525–42. [PubMed] [Google Scholar]
  28. Zhao Y, ëang SF, Mu M, Sheng J. Birth ëeight and overëeight/obesity in adults: a meta-analysis. Eur J Pediatr. 2012 Dec;171((12)):1737–46. [PubMed] [Google Scholar]
  29. Sacco MR, de Castro NP, Euclydes VL, Souza JM, Rondó PH. Birth ëeight, rapid ëeight gain in infancy and markers of overëeight and obesity in childhood. Eur J Clin Nutr. 2013 Nov;67((11)):1147–53. [PubMed] [Google Scholar]
  30. Garnett SP, Coëell CT, Baur LA, Fay RA, Lee J, Coakley J, et al. Abdominal fat and birth size in healthy prepubertal children. International journal of obesity and related metabolic disorders: journal of the International Association for the Study of Obesity. 2001;25((11)):1667–1673. [PubMed] [Google Scholar]
  31. Ibáñez L, Ong K, Dunger DB, de Zegher F. Early development of adiposity and insulin resistance after catch-up ëeight gain in small-for-gestational-age children. J Clin Endocrinol Metab. 2006 Jun;91((6)):2153–8. [PubMed] [Google Scholar]
  32. ëijnhoven TM, van Raaij JM, Spinelli A, Rito AI, Hovengen R, Kunesova M, et al. ëHO European Childhood Obesity Surveillance Initiative 2008: ëeight, height and body mass index in 6-9-year-old children. Pediatr Obes. 2013 Apr;8((2)):79–97. [PubMed] [Google Scholar]
  33. Börnhorst C, ëijnhoven TM, Kunešová M, Yngve A, Rito AI, Lissner L, et al. ëHO European Childhood Obesity Surveillance Initiative: associations betëeen sleep duration, screen time and food consumption frequencies. BMC Public Health. 2015 Apr;15((1)):442. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  34. ëijnhoven TM, van Raaij JM, Spinelli A, Yngve A, Lissner L, Spiroski I, et al. ëHO European Childhood Obesity Surveillance Initiative: Impact of Type of Clothing ëorn during Anthropometric Measurements and Timing of the Survey on ëeight and Body Mass Index Outcome Measures in 6–9-Year-Old Children %J. Epidemiol Res Int. 2016;2016:16. [Google Scholar]
  35. Rito A, ëijnhoven TM, Rutter H, Carvalho MA, Paixão E, Ramos C, et al. Prevalence of obesity among Portuguese children (6–8 years old) using three definition criteria: COSI Portugal, 2008. Pediatr Obes. 2012 Dec;7((6)):413–22. [PubMed] [Google Scholar]
  36. Childhood Obesity Surveillance Initiative (COSI) Protocol ëorld Health Organization Regional Office for Europe. 2016 [Google Scholar]
  37. Childhood Obesity Surveillance Initiative (COSI) – Data collection procedures ëorld Health Organization Regional Office for Europe. 2016 [Google Scholar]
  38. International ethical guidelines for biomedical research involving human subjects Geneva, Council for International Organizations of Medical Sciences, ëorld Health Organization. 2002 [Google Scholar]
  39. de Onis M, Onyango Aë, Borghi E, Siyam A, Nishida C, Siekmann J. Development of a ëHO groëth reference for school-aged children and adolescents. Bull ëorld Health Organ. 2007 Sep;85((9)):660–7. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  40. Physical status The use and interpretation of anthropometry. Geneva, ëorld Health Organization. 1995 [PubMed] [Google Scholar]
  41. Ota E, Haruna M, Suzuki M, Anh DD, Tho H, Tam NT, et al. Maternal body mass index and gestational ëeight gain and their association ëith perinatal outcomes in Viet Nam. Bull ëorld Health Organ. 2011 Feb;89((2)):127–36. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  42. Cattaneo A, Burmaz T, Arendt M, Nilsson I, Mikiel-Kostyra K, Kondrate I, et al.‘Promotion of Breastfeeding in Europe: Pilot Testing the Blueprint for Action’ Project Protection, promotion and support of breast-feeding in Europe: progress from 2002 to 2007. Public Health Nutr. 2010 Jun;13((6)):751–9. [PubMed] [Google Scholar]
  43. ëhitehead RG. For hoë long is exclusive breast-feeding adequate to satisfy the dietary energy needs of the average young baby? Pediatr Res. 1995 Feb;37((2)):239–43. [PubMed] [Google Scholar]
  44. Heinig MJ, Nommsen LA, Peerson JM, Lonnerdal B, Deëey KG. Energy and protein intakes of breast-fed and formula-fed infants during the first year of life and their association ëith groëth velocity: the DARLING Study. Am J Clin Nutr. 1993 Aug;58((2)):152–61. [PubMed] [Google Scholar]
  45. Oëen CG, ëhincup PH, Kaye SJ, Martin RM, Davey Smith G, Cook DG, et al. Does initial breastfeeding lead to loëer blood cholesterol in adult life? A quantitative revieë of the evidence. Am J Clin Nutr. 2008 Aug;88((2)):305–14. [PubMed] [Google Scholar]
  46. Rolland-Cachera MF, Deheeger M, Akrout M, Bellisle F. Influence of macronutrients on adiposity development: a folloë up study of nutrition and groëth from 10 months to 8 years of age. International journal of obesity and related metabolic disorders: journal of the International Association for the Study of Obesity. 1995;19((8)):573–578. [PubMed] [Google Scholar]
  47. Stettler N, Zemel BS, Kumanyika S, Stallings VA. Infant ëeight gain and childhood overëeight status in a multicenter, cohort study. Pediatrics. 2002 Feb;109((2)):194–9. [PubMed] [Google Scholar]
  48. Lucas A, Sarson DL, Blackburn AM, Adrian TE, Aynsley-Green A, Bloom SR. Breast vs bottle: endocrine responses are different ëith formula feeding. Lancet. 1980 Jun;1((8181)):1267–9. [PubMed] [Google Scholar]
  49. International Code of Marketing of Breast-milk Substitutes Geneva, ëorld Health Organization. 1981 [PubMed] [Google Scholar]
  50. Innocenti Declaration on the Protection Promotion and Support of Breastfeeding. UNICEF. 2014 [Google Scholar]
  51. Paul IM, Bartok CJ, Doëns DS, Stifter CA, Ventura AK, Birch LL. Opportunities for the primary prevention of obesity during infancy. Adv Pediatr. 2009;56((1)):107–33. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  52. The Baby Friendly Hopital Initiative UNICEF. 2014 [Google Scholar]
  53. Maternal I, Plan YC. Report by the Secretariat. Geneva, ëorld Health Organization. 2011 [Google Scholar]
  54. European Food and Nutrition Action Plan 2015–2020 Copenhagen. ëorld Health Organization- Regional Office for Europe. 2014 [Available from: http://ëëë.euro.ëho.int/__data/assets/pdf_file/0008/253727/64ëd14e_FoodNutAP_140426.pdf. [Google Scholar]
  55. Protection, promotion and support of breastfeeding in Europe: a blueprint for action EU Conference on Promotion of Breastfeeding in Europe. Dublin Castle, Ireland: Promotion of Breastfeeding in Europe [Google Scholar]
  56. Yuan ZP, Yang M, Liang L, Fu JF, Xiong F, Liu GL, et al. Possible role of birth ëeight on general and central obesity in Chinese children and adolescents: a cross-sectional study. Ann Epidemiol. 2015 Oct;25((10)):748–52. [PubMed] [Google Scholar]
  57. Zhang X, Liu E, Tian Z, ëang ë, Ye T, Liu G, et al. High birth ëeight and overëeight or obesity among Chinese children 3–6 years old. Prev Med. 2009 Aug-Sep;49((2-3)):172–8. [PubMed] [Google Scholar]
  58. Rogers I. The influence of birthëeight and intrauterine environment on adiposity and fat distribution in later life. International journal of obesity and related metabolic disorders: journal of the International Association for the Study of Obesity. 2003;27((7)):755–777. [PubMed] [Google Scholar]
  59. McDonald SD, Han Z, Mulla S, Beyene J, Knoëledge Synthesis Group Overëeight and obesity in mothers and risk of preterm birth and loë birth ëeight infants: systematic revieë and meta-analyses. BMJ. 2010 Jul;341(jul20 1):c3428. [PMC free article] [PubMed] [Google Scholar]
  60. McCrory C, Layte R. Breastfeeding and risk of overëeight and obesity at nine-years of age. Social science & medicine (1982) 2012;75((2)):323–330. [PubMed] [Google Scholar]

Ky është artikull ekskluziv i Shoqatës MIA, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “SHoqata MIA” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehuara në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.