Aspektet pozitive të stresit:
Stresi është një pjesë normale e jetës. Trupi i njeriut është i strukturuar në mënyrë të tillë që të përjetojë stres dhe të reagojë ndaj tij. Stresi mund të jetë pozitiv, duke na mbajtur vigjilent dhe të gatshëm për të shmangur rrezikun. Trupi dhe mendja na ndihmojnë të reagojmë dhe na përgatisin për “luftë”, “fluturim” ose “ngrirje”.
Për shembull:
Nëse një makinë vjen me shumë shpejtësi drejt nesh, kjo na mundëson që të jemi në gjendje t ’i largohemi makinës.
Nëse po merremi me një detyrë sfiduese në punë, kjo na ndihmon të fokusohemi dhe të përqendrohemi maskimalisht.
Nëse kemi një punë të re ose jemi bërë prind, kjo na bën të kemi energji shtesë për tu mësuar me ndryshimet që puna ose fëmija po sjell në jetën tonë.
Me fjalë të tjera, nëse është në doza të vogla, stresi mund të jetë diçka e mirë. Stresi çliron kimikatet në gjak që na japin forcë dhe energji shtesë. Mund të na japë shtytjen për të cilën keni nevojë; ai mund të na motivojë që të japim më të mirën tonë dhe të qëndrojmë të vëmendshëm dhe të fokusuar.”
Si ndikon stresi në aftësinë tonë për të kryer aktivitete?
Kur stresi është shumë i ulët ose shumë i lartë,kapaciteti i një personi për të vepruar është shumë i ulët. Megjithatë, kur stresi është në një nivel të mesëm, aftësia e një personi për të vepruar është në nivelin më të mirë të saj.”
Aspektet negative të stresit:
Stresi kthehet në negativ kur vazhdon për një kohë pa u çliruar dhe shkon përtej aftësive/mundësive tona për ta përballuar/trajtuar. Stresi ndodh kur kërkesat nga bota e jashtme janë të shumta në raport me burimet që na nevojiten për ta përballuar atë.
KËRKESAT BURIMET
“Kur peshorja ulet për shkak të kërkesave shumta për një periudhë të gjatë kohore, do të ketë një efekt negativ në shëndetin tonë mendor”.
Ky lloj stresi ka ndikim në mendje, trup dhe sjellje në shumë mënyra. Shenjat dhe simptomat specifike të stresit ndryshojnë nga personi në person, por të gjitha kanë potencial të dëmtojnë shëndetin tonë, mirëqenien emocionale dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Llojet e stresit
STRESI I THJESHTË: Shkurtimisht i referohemi asaj se çfarë është stresi i thjeshtë Stresi është një pjesë normale e jetës. Shumë ngjarje/situata që na ndodhin neve dhe rreth nesh, dhe shumë gjëra të tjera që ia bëjmë vetes tonë, shkaktojnë stres për trupin tonë.
STRESI KUMULATIV: është lloji më i zakonshëm i stresit dhe mund të lidhet me faktorët në punë, ose me jetën personale të një personi ose të jetë rezultat i incidenteve specifike. Ky është termi i përdorur për të përshkruar llojin e stresit negativ I përshkruar më sipër. Është stres i vazhdueshëm dhe që nuk ka lehtësim.
- “I zgjatur në kohë” do të thotë se stresi vazhdon për një periudhë të gjatë kohore – për disa javë ose muaj.
- “Pa lehtësim” do të thotë se nuk ka pushim nga stresi që po ndodh.
Stresi kumulativ ndikon në mendje, trup dhe sjellje në shumë mënyra. Shenjat dhe simptomat specifike të stresit ndryshojnë nga personi në person, por të gjitha kanë mundësi të dëmtojnë shëndetin tuaj, mirëqenien emocionale dhe marrëdhëniet me të tjerët. Ato mund të jenë fizike, emocionale, mendore, shpirtërore dhe në sjellje.”
Shenjat e stresit kumulativ mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Mund të ketë shenja të hershme paralajmëruese të cilat mund të tregojnë se dikush po përjeton stres në jetën e tij. Për shembull, mund të duket shumë i lodhur, ose të jetë i mërzitur/nuk shfaq interes me punën e tij, ose mund të jetë duke përjetuar ankth dhe dëshpërim. Edhe pse këto shenja mund të duken të lehta, për shembull, ata mund të jenë të sëmurë gjatë një periudhe kohore ose të kenë probleme me kujtesën, stresi mund të grumullohet dhe nëse zgjat në kohë, personi mund të përballet me probleme në marrëdhënie me njerëzit, ose të ketë vështirësi të mëdha me abuzimin me drogënapo alkoolin.
Së fundi, shenjat mund të jenë mjaft të rënda, duke përfshirë këtu probleme thelbësore në marrëdhënie me njerëzit, ndryshime në shëndet dhe personalitet, dhe duke u izoluar në shtëpi.
EZAURIMI NGA MBINGARKESA DHE STRESI: Ezaurimi/konsumimi nga mbingarkesa dhe stresi njihet si “depresioni në punë”. Simptomat janë të ngjashme me depresionin, por ato lidhen me mjedisin e punës.
Ezaurimi/konsumimi nga mbingarkesa dhe stresi është një gjendje e lodhjes emocionale dhe fizike e shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur në punë. Mund të ndodhë kur një person ndihet i zhytur plotësisht dhe i paaftë për të përmbushur kërkesat e vazhdueshme.
Në fillim mund të shkaktojë humbje të interesit ose motivimit. Gradualisht personi humbet energji për të kryer punën e tij, duke e lënë atë të ndihet gjithnjë e më i pashpresë, I pafuqishëm, cinik dhe i indinjuar. Kjo mund të kërcënojë përfundimisht punën, marrëdhëniet dhe shëndetin e personit.
Shenjat e ezaurimit nga mbingarkesa dhe stresi kanë tendencë të jenë më shumë mendore sesa fizike, duke përfshirë:
- frustrimi dhe mungesa e fuqisë
- mungesa e shpresës
- shterimi i energjisë emocionale
- shkëputja, tërheqja, izolimi
- ndjenja e të zënit në grackë
- rënie e dukshme në performancë (nganjëherë deri sa personi nuk është në gjendje të bëjë atë që i kërkohet)
- nervozizëm
- trishtim
- moskujdesje më për njerëzit apo punën
- funksionimi në “pilot automatik.”
STRESI TRAUMATIK: Stresi traumatik rezulton nga ekspozimi ndaj një ngjarjeje traumatike ose një sërë ngjarjesh traumatike. Kur kjo ndodh, një person ndihet i zhytur plotësisht në mendime dhe ndjenja që ndikojnë në përballimin e tyre. Ndjesia e tyre e të ruajturit të kontrollit është ndërprerë dhe perceptimet e tyre për një mjedis të sigurt dhe të parashikueshëm janë tëçrregulluara.
Është shumë e rëndësishme të mbahet mend se mendimet dhe ndjenjat e stresit traumatik janë reagime normale ndaj ngjarjeve jonormale traumatike.
Ka një gamë të gjerë mendimesh dhe ndjenjash të lidhura me stresin traumatik, duke përfshirë ankthin, pafuqinë, padobishmërinë, zemërimin, fajin, turpin, hidhërimin, privimin, dëshpërimin dhe shpresën. Ky lloj stresi mund të fillojë menjëherë pas ngjarjes traumatike ose mund të shfaqet më vonë. Shfaqja me vonesë do të thotë se mund të fillojë disa ditë, disa muaj apo edhe disa vite më vonë.
Megjithatë, pasi stresi traumatik kalon, shumica e njerëzve janë në gjendje të ri-gjejnë balancën e tyre emocionale brenda disa javësh. Kjo quhet ‘fleksibilitet’.
Nëse stresi është shumë i madh ose zgjat për një kohë të gjatë, një në çdo pesë persona (20%) përjeton një çrregullim të stresit post-traumatik“
Cilat janë kategoritë e ndryshme të burimeve të stresit
- Të punuarit në një kontekst kompleks, si p.sh:
- Një mjedis i vështirë pune,si p.sh:
- Faktorët personalë, të tillë si:
- pasiguria
- kërcënime ndaj mirëqenies dhe shëndetit
- sfidat ndaj vlerave, idealeve dhe bindjeve
- përballje me një klimë dhe terren të ri
- ngarkesa e madhe e punës ose kohë e pasivitetit
- përgjegjësia për personat në zonat e rrezikshme
- kushtet e vështira të jetesës
- ndarja nga familja dhe miqtë
- ndjeshmëria personale (shpesh që rrjedh nga përvojat e kaluara)
- ndikimi i moshës dhe gjinisë (si për shembull procesi i rritjes)
- çështjet e lidhura me familjen.
Ky është artikull ekskluziv i Shoqatës MIA, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “SHoqata MIA” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehuara në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.