Gjërat që ulin performancën e sistemit imunitar

Mungesa e gjumit

Pamjaftueshmëria e gjumit mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj marrjes së viruseve apo baktereve të ndryshme dhe mund t’ ju duhet më shumë kohë për të marrë veten. Kjo ndodh sepse trupi juaj nuk është në gjendje  të prodhojw qeliza dhe proteina që luftojnë infeksionin të quajtura antitrupa, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Trupi gjatë gjumit prodhon proteina të caktuara që ndihmojnë sistemin imunitar, të quajtura citokina.

Ankthi

Stresi dhe shqetësimet nuk janë armiqtë më të mirë të mikrobeve. Vetëm duke patur mendime negative dhe  shqetësime mund të dobësoni përgjigjen imune brenda 30 minutash. Stresi i vazhdueshëm shkakton një dëm edhe më të madh dhe e bën më të vështirë shmangjen e gripit, herpesit dhe viruseve të tjera. Flisni me mjekun tuaj nëse nuk mund të tejkaloni ankthin ose nëse ju pengon për të vijuar normalisht përditshmërinë tuaj.

Sasi e ulët e vitaminës D

Siç mund ta dini, vitamina D është e nevojshme për të patur kocka të forta dhe qeliza të gjakut të shëndetshme. Vitamina D gjithashtu ndihmon në rritjen e sistemit imunitar. Mund të merret nga konsumi i vezëve,  peshku i yndyrshëm dhe ushqimeve të jera të fortifikuara si qumështi dhe drithërat. Një tjetër burim kryesor janë edhe rrezet e diellit. Në verë mjafton të ekspozoni duart për vetëm 5-15 minuta, fytyrën dhe krahët 2-3 herë në javë. Në dimër duhet të qëndroni pak më gjatë.

 Medikamente të caktuara

Në to përfshihen ilaçet që trajtojnë alergjitë, artritin, lupusin, IBS dhe transplantimin e organeve. Për shembull, kortikosteroidet,  frenuesit e inflamacionit TNF  dhe kemioterapia për kancerin.  Flisni me mjekun para se të bëni ndryshime të ilaçeve në recetën tuaj.

Këto ushqime ndihmojnë trupin tuaj të prodhojë më shumë qeliza të bardha të gjakut (Leukocite) që ju nevojiten për të luftuar infeksionet. Produktet e freskëta, arrat dhe farat përmbajnë shumë zink, beta-karoten, vitamina A, C dhe E dhe lëndë ushqyese të tjera që  nevojiten për një trup të shëndetshëm. Ushqimet me bazë bimore gjithashtu ju japin  fibra, duke  ndihmuar në uljen e përqindjes së yndyrës (dhjamit ) në trup, gjë e cila forcon përgjigjen tuaj imune.

l  Marijuana

Tymosja nga “poci” mund të shkaktojë inflamacion të  mushkërive tuaja. Nëse e përdorni rregullisht, mund të keni të njëjtat probleme me frymëmarrjen që shkaktohen nga cigaret me nikotinë. Kjo do të thotë që kolliteni dhe kolla është me mukus dhe me ngjyrë , e cila quhet gëlbazë dhe ke një rrisk më të lartë për infeksione të mushkërive.

l  Shumë pak Fruta dhe Perime

Tymosja nga “poci ?” mund të shkaktojë inflamacion të  mushkërive tuaja. Nëse e përdorni rregullisht, mund të keni të njëjtat probleme me frymëmarrjen që shkaktohen nga cigaret me nikotinë. Kjo do të thotë që kolliteni dhe kolla është me mukus (produktive) dhe me ngjyrë , e cila quhet gëlbazë dhe ke një rrisk më të lartë për infeksione të mushkërive.

l  Dietë me Përmbajtje të lartë në Yndyrna

Yndyrnat mund të pengojnë qelizat e bardha të gjakut që luftojnë mikrobet. Dietat me yndyrë të lartë me kalimin e kohës mund të prishin ekuilibrin e baktereve në zorrë gjë e cila  mund të ndikojë në përgjigjen imune. Konsumoni bulmet me pak yndyrë ,pa shtesa në sheqer , së bashku me proteina (mish) pa yndyrë:  si produkte  deti, gjeldeti dhe mish pule, ose copa viçi pa dhjam . Gjithashtu, të qenit obez – mbipeshë duket se ju bën më të prirur ( të ndjeshëm) për t’u prekur nga gripi dhe infeksione të tjera, si pneumonia.

Shumë pak kohë në ambjentin e jashtëm

Rrezet e diellit  aktivizojnë qeliza të veçanta në sistemin tuaj imunitar të quajtura qeliza T që ndihmojnë në luftimin e infeksionit. Por të qenit në ambjentin e jashtëm  sjell edhe përfitime të tjera. Shumë bimë në pyll prodhojnë fitoncide dhe substanca të tjera të cilat me anë të frymëmarrjes , duket se forcojnë funksionin tuaj imunitar.

l  Duhanpirja

Nikotina nga cigaret apo duhani I grirë  ose ndonjë burim tjetër mund të dobësojë aftësinë e trupit tuaj për të luftuar mikrobet. Po, ashtu “inhalimi” gjithashtu ka rëndësi. Dhe nuk është vetëm nikotina. Kimikatet e tjera në lëngje  duket se e shtypin reagimin tuaj imunitar, veçanërisht kur i thithni ato përmes inhalimit.

l  Alkoholi

Thjesht duke e tepruar një herë, ngadalëson aftësinë e trupit tuaj për të luftuar mikrobet deri në 24 orë. Me kalimin e kohës, pirja e tepërt zbeh aftësinë e trupit tuaj për të riparuar vetveten. Kjo mund të jetë pjesë e arsyes që ju keni më shumë rrisk  të prekeni nga  sëmundje të tilla  si sëmundje të  mëlçisë, pneumonia, tuberkulozi dhe disa lloje kanceri. Nëse përdorni alkool, përpiquni ta kontrolloni atë  , në një pije në ditë për gratë dhe dy pije për burrat.

Hidhërimi

Ka disa prova që pikëllimi, veçanërisht nëse zgjat për një kohë të gjatë, mund të shtypë (supresojë) imunitetin e trupit tuaj. Efekti mund të zgjasë për 6 muaj, por mund të vazhdojë më gjatë nëse pikëllimi juaj është i thellë ose nuk lehtësohet. Bisedoni me mjekun tuaj ose një profesionist të shëndetit mendor nëse keni nevojë për ndihmë gjatë një  ngjarje traumatike ose humbje të thellë.

Mungesa e Aktivitetit Fizik

Ushtrimet e rregullta aerobike duket se ndihmojnë trupin  të luftojë sëmundjet e shkaktuara nga viruset dhe bakteret. Kjo  pjesërisht sepse ndihmon gjakun të qarkullojë në trup në mënyrë më efikase, që do të thotë se substancat që luftojnë mikrobet  arrijnë atje ku duhet të shkojnë. Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë saktësisht se si stërvitja ndikon në forcimin e sistemit tuaj imunitar.

Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.