Endoskopia e Traktit të Sipërm Digjestiv

Endoskopia e Traktit të sipërm digjestiv (e njohur edhe me emra të tjerë si EGD-ezofagogastroduodenoskopia, endoskopia e sipërme gastrointestinale , gastroskopia, ezofagoskopia ose endoskopia) është një procedurë që lejon mjekun të diagnostikojë dhe trajtojë problemet në traktin e sipërm gastrointestinal (TSG). Endoskopiagastrointestinale (GI) në popullatën pediatrike ka evoluar gjatë 30 viteve të fundit me një numër në rritje të aplikimeve diagnostike dhe terapeutike. Përmirësimet teknologjike në dizajnin e endoskopit dhe pajisjeve endoskopike kanë kontribuar në evolucionin e endoskopisë pediatrike.

Endoskopia në popullatën pediatrike përgjithësisht, deri më sot, kryhet nga të dy palët si endoskopët jo-pediatër në lidhje me pediatrit dhe nga endoskopët pediatër në qendrat e specializuara.

idhiushdixlkas

Pse një fëmijë ka nevojë për të kryer endoskopi të traktit të sipërm ?

Njw fwmijw mund tw ketw nevojw pwr tw kryer endoskopi pwr arsye diagnostikimi dhe/ose arsye terapeutike, tw swmudnjeve tw traktit tretws.

Endoskopia e sipërme mund të kryhet për të diagnostikuar problemet strukturore ose funksionale të ezofagut, stomakut dhe/ose duodenit. Këto mund të përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në) sa vijon më poshtë :

  • Disfagia (vështirësi në gëlltitje), Odinofagia
  • Humbje peshe ose anoreksi (humbje oreksi)
  • Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut ose dhimbje gjoksi që nuk kanë lidhje me zemrën e fëmijës
  • Sëmundja e Refluksit Gastroezofageal (GERD)
  • Të vjella të vazhdueshme nga një shkak i panjohur
  • Për të hequr pengesat (obstruksion) si ushqimi apo monedhat në ezofag
  • Për të kuptuar më mirë dëmet e shkaktuara nga gëlltitja e substancave të tilla si detergjentet shtëpiake
  • Ezofagiti eozinofilik i dyshuar ose rivlerësim i ezofagut pas eliminimit ose rifutjes së ushqimit.

Mjeku i fëmijës mund të rekomandojë një procedurë endoskopie të sipërme për:

Vlerësimin e simptomave : Një procedurë e tillë endoskopie ndihmon mjekun të përcaktojë se çfarë po shkakton simptoma të lidhura me tretjen, duke përfshirë dhimbjen ose diskomfortin abdominal (parehatinë e barkut) , nauze, të vjella dhe vështirësi në gëlltitje.

Vënien e një diagnoze: Mjeku analizon rezultatet e proedurës për të vendosur një diagnozë. Kjo përfshin biopsinë, ose marrjen e mostrave të indeve, për të testuar për ndonjë sëmundje ose gjendje tjetër të rëndësishme si anemia, inflamacioni, diarreja, gjakderdhja ose kanceret e sistemit tretës.

Përcakton një plan trajtimi: Pas vendosjes së diagnozës, mjeku harton një plan trajtimi për të zgjidhur çdo simptomë. Gjatë kryerjes së procedurës, një mjet i veçantë mund të kalohet përmes endoskopit për të trajtuar çdo shqetësim parësor, si ndalimi i gjakderdhjes nga enët e zgjeruara të gjakut (varice ezofageale ), zgjerimi i ezofagut të ngushtë ose heqja e çdo bllokimi (pengesë ushqimore apo trup I huaj )

Si kryhet endoskopia?

Për të kryer procedurën, përdoret një tub i gjatë, fleksibël i quajtur endoskop. Endoskopi kalon përmes gojës dhe fytit të pacientit, pastaj përmes ezofagut, stomakut dhe duodenit (pjesa e parë e zorrës së hollë). Mjeku mund të ekzaminojë brendësinë e këtyre organeve dhe të zbulojë anomalitë.

Përveç kryerjes së ekzaminimit vizual të traktit të SGI me endoskop, mund të kalojnë instrumente përmes endoskopit për të marrë mostra të indeve për biopsi, për të hequr objektet e huaja, për të futur ajër ose lëngje, për të ndaluar gjakderdhjen ose për të kryer procedura terapeutike, si kirurgjia endoskopike, terapi me lazer ose dilatim (hapje). Videokamera në endoskop ofron imazhe në një monitor të ngjashëm me televizorin.

awdwd

Cilat janë rreziqet e endoskopisë?

Si me çdo procedurë, mund të ndodhin komplikacione. Disa rreziqe të mundshme mund të përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

Infeksioni

Gjakderdhje

Perforim (një çarje në mukozën) e duodenit, ezofagut ose stomakut.

Si ta përgatis fëmijën tim për një endoskopi?

Procedura shpjegohet gjatë vizitës në klinikë. Gjatë kësaj vizite, prindit ose kujdestarit ligjor të fëmijës do t’i kërkohet të nënshkruajë një formular pëlqimi që jep leje për të kryer procedurën , dhe anestezinë . Është e rëndësishme që kujdestarët të lexojnë me kujdes formularin dhe të bëjnë pyetje nëse diçka nuk është e qartë.

Kujdestarët duhet të njoftojnë mjekun nëse fëmija është i ndjeshëm ose alergjik ndaj ndonjë medikamenti, lateksi, shiriti ose agjenti anestetik (lokal dhe i përgjithshëm). Gjithashtu, mjeku duhet t’i tregohet nëse fëmija ka histori të problemeve të koagulimit te gjakut (gjakderdhje) ose po merr ndonjë medikament, duke përfshirë ilaçe të përshkruara dhe pa recetë, si dhe vitamina dhe suplemente bimore.

Në varësi të moshës së fëmijës, vendosen kufizime se kur fëmija mund të hajë ose pijë para ndërhyrjes.

Çfarë ndodh ditën e një endoskopie?

Të gjithë pacientët e planifikuar për një procedurë paraqiten rreth dy orë para procedurës. Pasi të kontrollohen, pacientët dhe familjet e tyre shoqërohen në njësinë para operacionit ku fillon IV e fëmijës dhe stafi, ndihmojnë në përgatitjen e fëmijës për procedurën. Megjithatë, fëmija do të monitorohet me kujdes nga mjeku anestezist duke përdorur atë që quhet “anestezi e monitoruar”. Vetë procedura zgjat rreth 10 minuta.

Çfarë ndodh nëse mjeku merr biopsi?

Pasi të ketë përfunduar inspektimi vizual i ezofagut, stomakut dhe zorrës së hollë, marren mostra indi me madhësi milimetrike nga indi i zorrës së hollë – duodenit , stomakut dhe ezofagut. Këto mostra të indeve quhen mostra biopsie. Mostrat dërgohën për ekzaminim. Ky ekzaminim bëhet nga një mjek anatomo patolog. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e testit pasi do të japë informacion të rëndësishëm për gjendjen e fëmijës.

Çfarë ndodh pas një procedure endoskopie?

Pas procedurës, prindërit kanë mundësinë të flasin me mjekun për të marrë komentet e tyre të menjëhershme rreth procedurës dhe për të parë foto të marra gjatë endoskopisë së sipërme.

Pas një rikuperimi të shkurtër, fëmija do të kthehet në njësinë para procedurës për vëzhgim. Ai ose ajo do të duhet të qëndrojë në spital derisa të jetë plotësisht i zgjuar dhe në gjendje të marrin lëngje nga goja . Shumica e fëmijëve do të shkojnë në shtëpi në të njëjtën ditë.

Si duhet të kujdesem për fëmijën tim në shtëpi pas një endoskopie?

Shumica e fëmijëve mund të kthehen në aktivitetin e tyre normal pasi të jenë shëruar nga qetësimi i dhënë gjatë procedurës.

Ky është artikull ekskluziv i Shoqatës MIA, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “SHoqata MIA” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet dhe opinionet e shprehuara në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit.