Magnezi dhe gjumi

  • Çfarë duhet të dini për marrjen e magnezit për gjumë, sipas specialistëve të gjumit

Ja se çfarë duhet të bëni para se t’i drejtoheni suplementit.

Ju dëgjoni gjatë gjithë kohës: Gjumi është thelbësor për çdo aspekt të mirëqenies suaj mendore dhe fizike. Kjo do të thotë, së pari dhe më e rëndësishmja, është me vlerë ta diskutoni me mjekun tuaj nëse nuk po flini mirë, pasi një mori gjendjesh shëndetësore mund të shkaktojnë probleme të tilla si apnea e gjumit, demenca, apo edhe disa çrregullime të shëndetit mendor.

Por ndonjëherë asgjë konkrete nuk qëndron prapa problemit, dhe pushimi më i gjatë mund të ndikojë deri në ndryshimin e zakoneve tuaja të jetesës. Kjo mund të nënkuptojë marrjen e melatoninës ose eksperimentimin me CBD (kanabioidet), por ekziston një mënyrë tjetër që mbase nuk e keni dëgjuar: magnezi, një lëndë ushqyese që gjendet në shumë ushqime që mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Revista “Health” publikoi fakte nga ekspertë për të zbuluar gjithçka që duhet të dini për marrjen e magnezit dhe  përmirësimin e  cilësisë së gjumit tuaj.

  • Çfarë është magnezi?

Marrja e mjaftueshme e magnezit është e rëndësishme për shumë arsye. Së pari, magnezi është i nevojshëm që trupi juaj të prodhojë energji të mjaftueshme. Magnezi gjithashtu luan rol në zhvillimin e kockave, dhe madje kontribuon në funksione kryesore trupore të tilla si ritmi normal i zemrës dhe kontraktimet e muskujve, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH).

Sipas NIH burime të mira të magnezit vijnë nga perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi, po ashtu edhe arrat, farat, legumet dhe drithërat .

  • Si mund t’ju ndihmojë marrja e magnezit që të flini më mirë?

Për të qenë të qartë, përshkrimi i magnezit për një gjumë më të mirë nuk është domosdoshmërisht praktikë standarde. “Shumë nga këto çështje janë disi periferike për sa i përket shkencës së mirëfilltë”, thotë Daniel Barone, MD, ekspert i gjumit në Weill Cornell Medicine dhe New York-Presbyterian, si dhe autor i “Le të flasim për gjumin”: Një udhëzues  shëndeti për të kuptuar dhe përmirësuar gjumin tuaj, “Duke thënë këtë, teoria është se magnezi vepron duke qetësuar sistemin nervor qëndror”, shpjegon Dr. Barone.

Cinthya Pena Orbea, MD, specialiste e gjumit në Klinikën Cleveland, shpjegon se si teoria fitoi popullaritet, edhe pse magnezi nuk është provuar të përmirësojë cilësinë e gjumit. “Njerëzit ndonjëherë i referohen kësaj sepse ka patur disa studime të bëra më herët, por ato nuk kshin baza të forta,” shpjegon ajo. Gjithashtu vlen të përmendet se : Përfitimet e marrjes së magnezit për sa I përket gjumit janë vërejtur vetëm tek pacientët e moshuar, që do të thotë marrja e magnezit për gjumin mund të mos jetë e dobishme për ju nëse jeni  i ri apo në moshë të mesme.

Në të njëjtën kohë, marrja e një suplementit të magnezit çdo natë para gjumit nuk do t’ju dëmtojë domosdoshmërisht, për sa kohë që jeni këshilluar me një specialist të gjumit më parë, në mënyrë që të mos mjekoheni pa nevojë me suplemente magnezi. Por, pasi të keni kontaktuar një specialist të gjumit i cili ka përjashtuar gjithçka tjetër përmes një ekzaminimi të plotë, nuk dëmtoheni nëse  i drejtoheni magnezit pasi ende keni probleme me gjumin, thotë Dr. Barone.

  • Si mund të merrni magnez në mënyrë të sigurt?

Marrja e magnezit përmes dietës tuaj është një mënyrë e thjeshtë për të rritur sasinë ,nëse mendoni se magnezi mund t’ju ndihmojë të pushoni më lehtë. NIH rekomandon që të gjitha gratë e moshës 19 deri 30 vjeç të marrin 310 miligramë magnez çdo ditë. Nga mosha 31 vjeç, marrja e rekomanduar është 320 miligramë.

Por mbidozimi  nga magnezi mund të jetë i rrezikshëm: “Magnezi në përqëndrime të larta  rrit nivelin e tij në gjak, (dhe)  mund të ndikojë në zemër”, shpjegon Dr. Barone.

Marrja e një shtese magnezi para gjumit çdo natë është një mundësi tjetër, megjithëse duhet t’ia komunikoni  patjetër këtë  mjekut tuaj të kujdesit parësor (pasi është një ide e mirë t’i njoftoni për çdo shtesë ose ilaç të ri që përdorni). “Të gjithë ata që marrin çdo lloj shtese duhet të informojnë mjekun e tyre”, thotë Dr. Barone. Nëse mjeku juaj miraton vendimin tuaj për të marrë magnez, është thelbësore – siç është me të gjitha ilaçet – të qëndroni në dozën e rekomanduar në etiketë.