Botimi i Shoqatës Medical Institute of Albania

Një libërth didaktik me 17 faqe, informues mbi Çrregullimin e Pamjaftueshmërisë së Vëmendjes me Hipeaktivitet (ADHD) i dedikuar për prindër, mësues dhe psikologë. Kjo broshurë informuese vjen si informacion i përmbledhur mbi çdo aspekt të këtij çrregullimi të moshës fëminore, i punuar me profesionalizëm nga mjekët e Medical Institute of Albania. Broshura shërben edhe si udhërrëfyes për edukatorët dhe mësuesit e secilit nivel shkollor pēr të deshifruar sjelljen e fëmijëve dhe për ta adresuar atje ku duhet në rastet e pranisë së simptomatikës apo karakteristikave devijante të sjelljes së fëmijëve të kopshteve ose nxënës së moshës shkollore. Po ashtu ky informacion mbi ADHD-në në këtë broshurë informon edhe mjekët pediatër apo mjekët e përgjithshëm në lidhje me crrgullimin dhe ndihmën që u duhet dhënë këtyre fëmijëve.